Raja
Raja (turqishtja osmane: رعايا Reâyâ) ka qenë emër që përdorej për popullsinë jomyslimane në vendet e nënshtruara me forcë në fillim të pushtimeve osmane dhe më pas për gjithë popullsinë fshatare të krishterë e myslimanë.
Robërimi i fshatarësisë raja u ligjërua që në shek. XVI me kanunnametë e sulltan Sulejmanit. Vartësia e fshatarit raja shfaqej në trajtën e detyrimit ekonomik dhe joekonomik. Si detyrim ekonomik ata paguanin një varg taksash në natyrë e në të holla. Detyrimi joekonomik buronte nga pushteti personal që kishte mbi rajanë spahiu.