Rajoni i Doneckut (Ukrainisht: Донецька область Donetska oblast), i referuar edhe si Doneççyna, është një rajonUkrainën lindore.

Bajraku i Rajonit
Harta e detajuar e Rajonit Doneck.

Është provinca më e populluar e Ukrainës, me rreth 4.1 milionë banorë. Qendra e tij administrative është Doneck, megjithëse për shkak të Luftës Ruso-Ukrainase në vazhdim, administrata rajonale u zhvendos në Kramatorsk. Historikisht, rajoni ka qenë një pjesë e rëndësishme e rajonit të Donbasit. Që nga krijimi i tij në 1938 deri në nëntor 1961, ai mbante emrin Oblast Stalino pasi Doneck u quajt atëherë "Stalino", për nder të Jozef Stalinit. Si pjesë e procesit të de-stalinizimit, ai u riemërua sipas lumit Siversky Donec, arteria kryesore e Ukrainës Lindore. Popullsia e saj vlerësohet si 4,100,280 (2021 sipas vlerësimit.)

Rajoni është i njohur për shtrirjen urbane të Doneck-Makiivka dhe Horlivka-Yenakiieve dhe shpesh lidhet me industrinë e minierave të qymyrit.

Në vitin 2014, pjesë të rajonit, duke përfshirë Doneck, ranë nën kontrollin e separatistëve të mbështetur nga Rusia, të cilët shpallën Republikën Popullore të Doneckut, duke çuar në një luftë kundër forcave qeveritare; qendra administrative de facto u zhvendos më pas në Mariupol dhe më pas në Kramatorsk. Gjatë pushtimit rus të Ukrainës në vitin 2022, rajoni u bë përsëri vendi i luftimeve të ashpra dhe Rusia më vonë shpalli aneksimin e të gjithë rajonit si dhe tre rajone të tjera, megjithëse aneksimi mbetet i panjohur ndërkombëtarisht dhe vetëm rreth gjysma e rajonit është nën pushtimin ushtarak rus.

Shiko edhe

Redakto

Referimet

Redakto