Rakip Zhguni (Qafë të Shmilit, Elbasan, 14 tetor 1948), shkrimtar dhe poet.

Biografi

Redakto

Shkollën fillore dhe atë 7-vjeçare i kreu në vendlindje. Arsimin e mesmë e kreu në shkollën e mesme pedagogjike “Luigj Gurakuqi” në vitin 1966 me rezultate të larta në mësime, duke marrë diplomën shkëlqyeshëm.

Më 1 shtator 1966 filloi punën si mësues në fillim  në Lugaxhi e më pas në Qafë, ku hapi për herë të parë shkollën 7-vjeçare. Pas ushtrisë punoi mësues në  Dëshiran, Grekan, në Qafë të Shmilit, në Labinot, Guri i Zi dhe e mbylli në fshatin Vidhas të Elbasanit. Mbaroi studimet në ILP “A.Xhuvani” (sot universitet) në degën gjuhë e letërsi shqipe.

Krijimtaria e tij letrare filloi që në bankat e shkollës. Më 2000 botoi librin e tij të parë poetik “Një plagë më shumë”, që do të ndiqet edhe nga 25 libra të tjerë. Krijimtaria e tij përmbledh poezi dhe prozë, botime për fëmijë, disa monografi, fjalor krahinor, fjalor poetik  dhe historiku i zonës.

Vitet e fundit ka marrë pjesë në disa programe televizive[1][2] ku ka folur për eksperiencën e tij dhe ka prezantuar punimet e tij më të fundit.

Ka botuar

Redakto
  • Një plagë më shumë, vjersha, 2000
  • Agshol (bashkautor) haiku, 2001
  • Prush, poezi, (bashkautor), 2002
  • Viti i zi ’97, ditar 1, 2003
  • Me diellin luaj vetë, vjersha për fëmijë, 2003
  • Skilja që më hëngri bukën, tregime për fëmijë, 2003
  • Kuvend me Migjenin, poezi për të rinj, 2004
  • Tjetërsim, ese, 2004
  • Haiku (bashkautor), 2004
  • Shmili, historik 1, 2007
  • Gur i vendit tim, poezi, 2008
  • Një çikëz mëngjes,  haiku shqip-anglisht, 2008
  • Fjalor krahinor i Shmilit, 2008
  • Shpirti i fjalës, monografi, 2017
  • Përmendore e dashurisë njerëzore, monografi, 2017
  • Pak dritë, poezi, 2018
  • Frymë e shenjtë, monografi, 2021
  • Sytë e saj, tregime e novela, 2022
  • Çerdhe dashurie, vjersha, 2022
  • Majtas apo djathtas, skica e tregime, 2023
  • Fjalor gjuhësor e poetik i poetit Nexhip Ejupi, 2023
  • Zogu dhe molla, vjersha për fëmijë, 2023
  • Ankesa e notave, vjersha e poemë për fëmijë, 2023
  • Nën dritën e shkrimeve (bashkautor), 2024
  • Fjalor krahinor (bot. II, i zgjeruar e përmirësuar), 2024
  • Rrugëtim... (shënime për vepra dhe autorë), 2024

Referimet

Redakto
  1. ^ Best Channel (2021-11-03), RAKIP ZHGUNI NE "SHKRIME NGA VASILIKA PUKA"
  2. ^ Televizioni SKAMPA (2022-11-22), Ditë e re| Libri "Çerdhe dashurie" në kuadër të 50-vjetorit të martesës nga Rakip Zhguni, marrë më 2024-10-22