Ramë Manaj
Ramë Manaj lindi më 24 korrik 1954 në Gllarevë të Komunës së Klinës.
Ramë Manaj | |
---|---|
U lind në | 24 korrik, 1954 |
Kombësia | Shqiptar |
Profesioni | Politikan |
Që nga 10 janari 2008 është në postin e zëvendëskryeministrit të Qeverisë së Republikës të Kosovës. Në legjislaturën e tretë është zgjedhur deputet i Kuvendit të Kosovës. Aktualisht është anëtar i Komisionit Kushtetues të Kosovës dhe anëtar i Komisionit për simbole të Republikës së Kosovës. Nga viti 1990 nis veprimtaria e tij politike në Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK).
Fillimisht ishte kryetar i Nëndegës dhe anëtar i Kryesisë së Degës në Klinë, pastaj anëtar i Këshillit të Përgjithshëm, anëtar i Kryesisë Qendrore dhe Sekretar i Përgjithshëm. Aktualisht është Sekretar i Përgjithshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës. Gjatë viteve 2006-2008 ishte këshilltar i lartë politik-ligjor i Kryetarit të Kuvendit të Kosovës.
Kryetar i Kuvendi të Komunës së Klinës ishte gjatë periudhës 2001-2006, ndërsa drejtor i administratës në Kompaninë e Boksiteve në Klinë gjatë viteve 1982-1990.
Ramë Manaj gjatë karrierës së tij ka kryer edhe punën e gazetarit në vitet 1977-1979 në gazetën e vetme të përditshme “Rilindja”. Ka përfunduar Fakulteti Juridik dhe Provimin e Judikaturës.
Komunikon në gjuhën angleze (komunikim pasiv), frënge (komunikim të thjeshtë) dhe në gjuhën serbe (njohje të mirë). Është i martuar dhe ka katër fëmijë: një vajzë dhe tre djem.