Ramadan Krasniqi
Ramadan Krasniqi i njohur edhe si Dani (lindi më 5 gusht të vitit 1958 në Pejë), është një këngëtar shqiptar nga Kosova.
Ramadan Krasniqi | |
---|---|
Emri i lindjes | Ramadan Krasniqi |
Gjithashtu njohur si | Dani |
Lindi | 5 gusht 1958 |
Origjina | Kosova |
Zhanret | Popullore |
Këngëtar, Solist | |
Vitet aktik | 1973-prezent |
Arsimin fillor e kreu në Shkollën fillore "8 Marsi", të mesmen në gjimnazin ish "11 maji". Karrierën si këngëtar e filloi me orkestrinën "Vëllezërit Bakraqi". Pas shumë paraqitjeve si i ri, në grup me kolegët, për herë të parë si solo-këngëtar, u prezantua në mbrëmjen festive të pritjes së Vitit të Ri, 1973/1974, në motelin e atëhershëm me famë, "Dardania" në Pejë. Ka më se 34 albume muzikore te edituara në treg. Bashkëpunëtorët e tij të preferuar : Ilir Berani, Afrim Macula, Ylber Asllani, Valton Beqiri, Hivzi Krasniqi, Arsim Bunjaku. Mega-Hitet e njohura : "Magdallena" (1985) nga Ardian Rrusta, "Ti që fike shpirtin tim" (1995) nga Afrim Macula, "Tradhëtare" (2003) nga Ilir Berani, "Fjalët që na ndanë" (2005) nga Afrim Macula. Kënga "Tradhtare" (2003), shënon rekord të shitjes, si singel-cd, në karrierën e Danit, ku presupozohet se tirazhi i shitur ne treg ka qenë afërsisht 70 mijë copë.
“Valsi i tradhtisë” Kënduar live tregon aftësitë dhe profesionalizimin e tij, me zërin e kristaltë, të kthjellët si loti. Ndërsa me spektaklin “Këngët e shekullit” të organizuar nga TV Klan në Shqipëri, vërtetohet dhe një herë se çfarë kapaciteti ende te pa shtershëm ka i nderuari Dani.
Në karrierën e tij ka nxierrur rreth 34 albume[1].
Burimi i të dhënave
Redakto
Ky artikull në lidhje me muzikën është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |