Ramadan Zejnullahu, i lindur më 8 maj 1957 në Llapshticë të poshtme, Komuna e Podujeves- Kosovë, është matematikan shqiptar nga Kosova dhe ish-rektor i Universitetit të Prishtinës. Ai mori mandatin dyvjeçar në periudhën 2014-2016 të lënë përgjysmë nga dorëheqja e rektorit Ibrahim Gashi.[1]

Zejnullahu është lauruar magjistër i matematikës më 1984 me tezën "Karakterizimi i splein-funksioneve në hapësirat e Hilbertit" dhe doktor i shkencave matematike më 1988 në Universitetin e Prishtinës me tezën "Disa veçori të splein-funksioneve interpolative në hapësirat e Hilbertit". Nga viti 2000 punon si profesor i rregullt në Fakultetin e Shkencave Matematiko-Natyrore në UP.[2]

Është autori i librave shkollor të matematikës për klasët 1-9. Është poashtu autor i shumë librave universitar mbi analizën matematike.[2]

Në periudhën 1997-2001 ishte Dekan Fakultetit të Shkencave Matematike-Natyrore të UP-së, në periudhën 2000-2001 anëtar i Këshillit Drejtues të UP-së dhe Këshillit për Edukim të Kosovës në periudhën 2006-2009 Kryetar i Këshillit Kombëtar të Cilësisë.[2]

Ramadan Zejnullahu në postin e rektorit të Universitetit të Prishtinës

Ramadan Zejnullahu u zgjodh rektor i Universitetit të Prishtinës më 2 shtator 2014.[3] Muaji i parë i mandatit të tij u karakterizua me protesta të grupeve studentore, të cilat pretendonin se është zgjedhur në mënyrë të jashtligjshme, për shkak se baxhanaku i tij Blerim Kamberi, ishte anëtar i Këshillit Drejtues të Universitetit, organit me votat e të cilit Zejnullahu ishte zgjedhur rektor.[4] Në lidhje me këtë çështje, Agjencia Kundër Korrupsionit dha mendim se nuk bëhej fjalë për konflikt interesi: “Burri i motrës se gruas (baxhanaku), nuk cilësohet si i afërt me zyrtarin, dhe nuk mund të quhet si lidhje familjare, pasi që Ligji për Parandalimin e Konfliktit te Interesit nuk e njeh si kategori ligjore që hyn në afërsi me zyrtarin e lartë”.[5]

Në vijim, shoqatat e dala nga lufta e UÇK kërkonin vazhdimin e praktikës së mëhershme të regjistrimit të privilegjuar të familjarëve të veteranëve, dëshmorëve dhe invalidëve të luftës[6] , e ku ishin raportuar keqpërdorime të shumëta.[7] Gjendja eskaloi më 4 dhjetor 2014, kur shoqatat e dala nga lufta organizuan një protestë të dhunshme para Rektoratit të UP, duke tentuar të futen me dhunë në Rektorat, pasi rektorit Zejnullahu kishte refuzuar regjistrimin e rreth 1000 personave nga listat e tyre.[8]E gjithë kjo përfundoi me shkëputjen e memorandumit në mes të Universitetit të Prishtinës dhe shoqatave të dala nga lufta i cili u mundësonte këtyre të fundit që, jashtë normave ligjore në fuqi, të shtrojnë kërkesa të kësaj natyre.[9]

Më 21 tetor 2015, Këshilli Drejtues i Universitetit të Prishtinës shkarkoi rektorin Ramadan Zejnullahu. Anëtarët e këshillit drejtues të votuan për shkarkimin e rektorit ishin: Fevzi Berisha, Alberta Troni, Kemajl Bislmi, Shefkie Islamaj, Zeqir Veselaj, Beqir Sadikaj.[10] Shkarkimi ndodhi në bazë të kërkesë së nënshkruar nga 28 anëtarë të Senatit të UP që ishin të pakënaqur me insistimin e rektorit Zejnullahu për respektimin e kritereve për zgjedhje në thirrje akademike. Nënshkruesit e kërkesës për shkarkim ishin: Bujar Dugolli, Kemajl Kurteshi, Naser Kabashi, Skender Ahmeti, Sedat Kuçi, Ethem Çeku, Naser Pajaziti, Musli Bajraktari, Enver Hamiti, Tahir Arbneshi, Sabrije Osmanaj, Avni Puka, Rifat Krasniqi, Patriot Kelmendi, Egzon Daku, Imer Rusinovci, Muhamer Hamzaj, Arben Mehmeti, Senad Beqiri, Salih Ahmeti, Afrim Loku, Musa Selimi, Artur Avdaj, Shaban Buza, Jehona Lushaku, Haxhi Gashi, Bekë Kuqi dhe Bedri Dragusha.[11] Shkarkimi i rektorit nxiti reagime të shumëta në Kosovë dhe në diasporë, pasi konsiderohej si fitore e së keqes.[12] Si rezultat i protestave, vendimi për shkarkimin e rektorit u shfuqizua nga MASHT, ndërkaq rektori, më 27 tetor 2015, iu kthye detyrës së vet.[13]

Si rezultat i zhvillimeve të mëvonshme, rektori Zejnullahu dha dorëheqje nga posti më 16 shkurt 2016, një muaj para skadimit të mandatit të tij. I pakënaqur me zhvillimet në Universitet, Zejnullahu në letrën e dorëheqjes thekson: “Qëndrimi im i mëtutjeshëm në krye të Universitetit do të ishte lajthitje, mashtrim i qytetarëve se çdo gjë është në rregull dhe se çdo gjë do të bëhet mirë. Megjithëse ka mbetur vetëm edhe një muaj deri në përfundimin e mandatit tim, unë nuk dëshiroj të qëndroj në krye të institucionit i cili ka zgjedhur një rrugë që nuk përkon me vizionin tim dhe me angazhimet e mia.”[14]   

Referime

Redakto
  1. ^ "Ramadan Zejnullahu zgjidhet rektori i UP-së". KOHA. Koha.net. 2 shtator 2014. Arkivuar nga origjinali më 5 shtator 2014. Marrë më 17 prill 2016. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ a b c "CV Ramadan Zejnullahu". Universiteti i Prishtinës. Universiteti i Prishtinës. Arkivuar nga origjinali më 8 mars 2017. Marrë më 17 prill 2016. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ "Ramadan Zejnullahu- Rektor i Ri i UP-së". Raporto Korrupsionin! KALLXO.com. 2014-09-02. Arkivuar nga origjinali më 22 janar 2020. Marrë më 2018-07-23. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ "Fillojnë Protestat për Shkarkimin e Rektorit Ramadan Zejnullahu". Raporto Korrupsionin! KALLXO.com. 2014-09-09. Arkivuar nga origjinali më 22 janar 2020. Marrë më 2018-07-23. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ "AKK: Rektori Zejnullahu nuk Gjendet në Konflikt Interesi". Raporto Korrupsionin! KALLXO.com. 2014-09-26. Arkivuar nga origjinali më 22 janar 2020. Marrë më 2018-07-23. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  6. ^ "Rektori Zejnullahu: Organizatat e Dala Nga Lufta Po Kërkojnë Të Shkelet Ligji". Raporto Korrupsionin! KALLXO.com. 2014-11-10. Arkivuar nga origjinali më 22 janar 2020. Marrë më 2018-07-23. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  7. ^ "Dëshmi për keqpërdorime me listat e OVL të UÇK për regjistrim e studentëve në UP (Video)". Zëri. 2014-12-03. Arkivuar nga origjinali më 6 nëntor 2018. Marrë më 2018-07-23. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  8. ^ "Kosovë: Shoqatat e ish UÇK-së, protesta para Rektoratit". Arkivuar nga origjinali më 29 tetor 2019. Marrë më 2018-07-23. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  9. ^ "Zyrtare: Ndërpritet memorandumi UP-OVL". Telegrafi. 2015-01-09. Marrë më 2018-07-23. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  10. ^ Kadriu, Anita (2015-10-21). "Shkarkohet Rektori Zejnullahu". Zëri. Arkivuar nga origjinali më 26 nëntor 2018. Marrë më 2018-07-23. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  11. ^ "Ekskluzive: Senatorët kërkojnë shkarkimin e rektorit Zejnullahu (Dokument)". Arkivuar nga origjinali më 22 janar 2020. Marrë më 2018-07-23. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  12. ^ Kadriu, Anita (2015-10-22). "Shkarkohet rektori, plasin protestat". Zëri. Arkivuar nga origjinali më 18 nëntor 2018. Marrë më 2018-07-23. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  13. ^ Kostanica, Berat (2015-10-27). "Kthehet rektori Zejnullahu". Zëri. Arkivuar nga origjinali më 6 nëntor 2018. Marrë më 2018-07-23. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  14. ^ "Rektori Zejnullahu jep dorëheqje". {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)