Jeta dhe karriera :

Rasim Thaçi

Rasim Thaçi (Cima) (12 korrik 1949, Llapushnik, Drenicë Kosovë - 26 mars 2021, Prishtinë) ka qenë humorist shqiptar i njohur veçanërisht për personazhin e tij fiktiv Cima. Njihet për gjestet dhe mimikën e tij. Rasim Thaçi së bashku me Ibrahim Krajkovën (Lecin) dhe Sevdai Radokoshin (Qumilin), krijuan një ndër grupin e parë humoristik gjatë viteve të paraluftës, të quajtur “Treshi Persheshi”.

Sëmundja dhe Vdekja

Cima ka qenë i infektuar nga COVID-19 në fillim të muajit shkurt, kurse pas dy javësh e kaloi atë, gjatë fundit të muajit mars, Cima pësoi dy infrakte kardiake dhe u detyrua të marrë ndihma mjekësore duke u shtruar në QKUK. Por më 25 Mars gjendja e tij u përkeqësua dhe në orën 11:00 të paraditës ndërroi jetë.

Skece Humoristike

Redakto
  • Treshi Përsheshi (1986-1990)
  • Cimë Baushtella (2006)
  • Nusja nga Diaspora (2007)
  • Lajmi në Gurbet (2008)
  • Cimë Kulleri te Lec Katunari (2008)
  • Leci te Molla Cima (2008)
  • Cima Taxi 1 (2009)
  • Cimë Baksuzi (2009)
  • Cima në CIA (2009)
  • Cimë Polici (2010)
  • Cima te baba sheh (2010)
  • Cimë Polici (2011)
  • Rrota e Cimës (2011)
  • Cimë Taxi 2 (2011)
  • Haxhi Cima në Diskotekë (2011)
  • Rrasja Vllaut Gjermoni (2013)
  • Dreqi në Qeveri (2013)
  • Cima te Tezja (2013)
  • Hajnat e vove (2014)
  • Siguresa e Cimës (2014)
  • Rruga e Boss Kungjit (2014)
  • Kartela e Bankës (2016)
  • Bon Apetit (2017)
  • Cima te Gazuzi (2018)