Libri është botuar në vitin 2001 nga KIEAI (Instituti i Kosovës për Integrime Evro-Atlantike)nga autori Daut Dauti nën redaktimin e Dr. Blerim Rekës dhe Dr. Enver Hasanit dhe Dr. Milazim Krasniqit si recenzentë.

Libri ka 200 faqe kurse në parathënje ka edhe recenzionin e Dr. Milazim Krasniqit i cili shkruan:”Libri Reflektime Shqiptaro-Britanike i Daut Dautit krijon një panoramë të reflektimeve të personaliteteve britanike dhe të politikës britanike në çështjen shqiptare, përkatësisht në qështjen e Shqipërisë dhe në çështjen e Kosovës, në periudha të ndryshme kohore”.

Libri ndahet në 8 kapituj ku bëhet një vështrim i angazhimeve të ekspertëve britanikë dhe personaliteteve shqiptare që kanë qenë të angazhuar për të ndihmuar çështjen e shqiptarëve që nga fillimi i shekulli XX e deri ne fillim të shekullit XXI. Libri përfundon me aktivitetin që është bërë në Britani të Madhe në drejtim të shtyrjes së shtetit britanik për të intervenuar në Kosovë. Libri, poashtu, përfshinë një mori fotografishë të rralla, të cilat, në këtë libër botohen për herë të parë.







shihë edhe këtë

Redakto