Refren për Kosovën është një film shqiptar me regji të Dhimitër Ismailaj dhe në qendër të historisë janë Fatmira, një vajzë 7-vjeçare në Kosovën e pas-luftës dhe Znj. UN, një gjykatëse e Kombeve të Bashkuara, me detyrë ndërtimin e sistemit të drejtësisë së Kosovës. Fatmira, me një besim tipik fëminor në përrallat shqiptare, e bindur se mund ta takojë nënën e saj të vdekur, që vazhdon të jetojë si një Zanë, në male dhe e Znj. UN vajza 7-vjeçare e të cilës lëngon në shtratin e vdekjes, janë të dy karakteret që motivohen nga e njëjta nevojë njerëzore, ajo e dashurisë për njeriun më të afërt.

Përplasja e pashmagshme e këtyre dy karaktereve, 7-vjeçarja e pafajshme dhe gjykatësja perëndimore me ndërgjegje por e dëshpëruar, krijon një konflikt të paevitueshëm moral, me pasoja të tmerrshme për Fatmirën.

[1][2]

Regjisori dhe ekipi

Redakto

Referime

Redakto
  1. ^ Katalog festivali i 13-të i Filmit Shqiptar (2012) nga Qendra Kombëtare e Filmit
  2. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 28 tetor 2019. Marrë më 19 mars 2019. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)