Regjistri osman i detajuar (mufasal) i vitit 1568
Defteri i detajuar tahrir i vitit 1568 është hartuar në kohën e sundimit të sulltan Selimit të II, nga Mehmed, biri i Mustafait, i njohur si Ibn Dulbendi, si mbikqyrës regjistrimi dhe nga Mehmedi, biri i Jakupit, si sekretar. Me datë 23 zilhixhe 975 H (19 qershor 1568) i është parashtruar fronit sulltanor, ndërsa me datë sheval 977 (mars 1570) i është dorëzuar divanit perandorak (këshilli i shtetit). Në 1568, në kohën e sulltan Selimit të II, plot njëqind vjet nga organizimi administrativ i vitit 1468.