Renaldo bregu
Renaldo Bregu
Jeta e hershme (historia që nga lindja)
RedaktoRenaldo Bregu u lind në Pogradec, dhe jetoi 20 vitet e para të jetës atje. Në 1999 u transferua me banim në Tiranë, dhe përvec një shkëputjeje dy vjecare në Suedi (2002 – 2004), pjesën tjetër ka jetuar dhe jeton në Tiranë.
Renaldo Bregu (prezantim i shkurtër i përgjithshëm)
Renaldo Bregu (lindi më 27 qershor 1979), Ai e konsideron veten, e shet veten, e ofron veten për kritik, dielektik, komentues PolitikoSocial, aktivist, komedian, sociolog, gazetar i pavarur dhe i pazakontë për nga mënyra sesi i zhvillon pyetjet dhe nxit debatin, por edhe një lobist për kauza të cilat Ai i vlerëson si me interes midis palëve, Qeveri, Sipërmarrje, Investitor, dhe Qytetar, pra për kauza që e zhvillojnë shoqërinë.
Kariera e Tij me ndikim në publik i ka fillesat në janar 2010, me krijimin e një OJF, Qendra “E drejta që buron nga Ligji”, e cila kishte në objekt të veprimtarisë së saj, asistencën juridike falas ndaj Punëmarrësve dhe atyre që largoheshin padrejtësisht nga puna, duke i përfaqësuar këta të fundit në Gjykatë, në rastet kur largimi i tyre nga puna ka qënë vërtet i jashtëligjshmë. Qendra ka ushtruar aktivitetin me vetëfinancim, gjatë kohës aktive të saj.
(trego regjsitrimin në gjykatë dhe vendimet e fituara)
Në maj 2011, krijoi edhe “Sindikatën e Punonjësve të Tregtisë”, me Nr. Vendimi 4006, Nr. Akti
5597, më 16.05.2011, si një kërkesë e shumë miqve të Tij, për të faktorizuar zërin e tyre në sektorin e tregtisë.
Në korrik 2011, ideoi dhe realizoi, programin “Kodra pas Bregut”, në Radio VESA, 91.7 MHz, Emisioni trajtonte tema të ditës me humor të zi duke satirizuar fenomene shoqërore, politike kryesisht kombëtare, monologje, dhe improvizime, (korrik 2011 – tetor 2012).
https://www.youtube.com/watch?v=T_YOLKKtwM8&list=PLiXEFSF9TaLSsN3ra9EctsbFYS-HGe-u6
Në janar 2013, krijoi kanalin e Tij në YouTube “Përfaqësohu”, me qëllim për të nxitur debatin objektiv në interes të publik, si një qëllim i hershëm personal i Renaldos. Duke e parë si mënyrën e vetme të përfshirjes së shoqërisë në vendime dhe reagime përtej interesave të tyre personal. Duke e nxitur shoqërinë që të bëhet pjesë aktive edhe e vendimeve politike që merren për interesat e tyre.
Kanali “Përfaqësohu”, në YouTube është një program mediatik, me të ftuar, intervista dhe debate, aktualitet, monolog, komedi, sarkazëm, ilaritet. Ndryshe “Përfaqësohu”, mund të quhet një gjimnastikë argëtuese e mendimit, ku tre shtyllat kryesore janë; “Debato – Argëto – Eduko”, Demokracia në veprim (democracy in action).
Playlistat kryesore të kanalit janë “Social Shoë Demarkacion”, me intervista dhe debate, me personazhe të ndryshme, për interesa të ndryshme, dhe playlist “Kodra pas Bregut”, e cila përcjell me ironi dhe humor të zi, lajmet skiç/ të thyera. Aktualitetin më të nxehtë të javës, në formën e përplasjes kërkuese, përmes debatit me veten dhe monologut, me shpresën për të gjetur nje përgjigje racionale. Në këtë palylsit, Renaldo merr rolin e komedianit, dhe zbulon satirikisht lajmet e javës, kryesisht nga politika, me ngjarje dhe zhvillime që kanë prekur ndjeshmërinë e publikut.
https://www.youtube.com/channel/UC7fyn6e_lb1PHRlTUiL7vyg
Në prill 2015, deri në korrik 2015, ka punuar Gazetar në emisionin “Viral”, në rubrikën “Vox Pop”, në TV “A1 Report”.
https://www.youtube.com/watch?v=sSmaGMQzL_I&list=PLiXEFSF9TaLTDrSer51SIFtVYs4rrrYzI
Në mars 2017, i vjen një ofertë bashkëpunimi, nga Saimir KODRA, drejtues i emisionit “STOP”, në “TV Klan”, për të punuar si Gazetar në rubrikën “Vox Pop”, bashkëpunim i cili zgjati deri me shtator 2019.
https://youtu.be/Q_jlAdpJNtA?list=PLiXEFSF9TaLQoqGxJdSlsFCsEuA-gp3ME&t=232
Ftesa e Saimir Kodra, ndaj Renaldo Bregu, në Emisionin “STOP”, “TV Klan”, vjen si rrejdhojë e disa përpjekjeve të hershme për bashkëpunim, që nga koha kur Saimiri punonte në “TV Top Channel”, në Emisionin “Fiks Fare”, përpjekje e cila nuk u materializuan.
Përpjekja tjetër e Saimirit për të bashkëpunuar me Renaldon, ishte para se “TV Agon Channel” të hapej dhe gjatë aktivitetit të kësaj TV, përpjekje të cilat përsëri nuk u materializuan.
Kjo dëshirë prefesionale e Saimirit për të bashkëpunuar me Renaldon, i kishte fillisat e saj që nga koha ku Renaldo bënte emisionin e Tij në Radio “Vesa” 91.7 MHz, ku Saimiri vlerësonte natyrën sesi Renaldo, e sillte lajmin skiç, natyrshëm, në mënyrë të menjëhershme aty për aty dhe me një humor të zi të hollë, gjë e cila të ngjiste pas Radios. Këtë gjë Saimiri e quante “Kalanguri”, grindja me vetveten.
Për Renaldo Bregu, Saimir KODRA mbetet një nga përsonat e rrallë dhe të vetëm që i ka dhënë mundësinë (pas Admand XHULI në Radio “Vesa”). Renaldo e quan me plot gojën Saimirin “Maestro dhe Mjeshtër”, po të kemi parasysh sesa profesionalisht dhe objektivisht i vlerëson Saimiri njerëzit dhe fenomenet në punën e Tij të përditshme.
https://youtu.be/Q_jlAdpJNtA?list=PLiXEFSF9TaLQoqGxJdSlsFCsEuA-gp3ME&t=232
Në shkurt & mars 2020, ka punuar për një kohë të shkurtër në Portalin Kombëtar “JOQ Albania”, në rubrikën “Vox Pop”.
https://youtu.be/p3r7iw5zSnk?list=PLiXEFSF9TaLSShxe7kub_lQnXk-acbfw1&t=60
Aktualisht, Renaldo angazhohet në kanalin e Tij në YouTube duke nxitur rubrikën “Social Show Demarkacion”, nxitjen e Debatit me personazhe të ndryshme, duke punuar si Gazetar i Pavarur.
Kjo gjë do vazhdoj deri në momentin që Renaldo do identifikoj interesa reciprokë me ndonjë investitor, sipërmarrës apo donator, për të materializuar Emisionin dhe objektivin e Tij, që është Nxitja e Debatit në Nivel Kombëtar, nëpërmjet Intervistave audiovizuale.