Revista Botim periodik, që përmban artikuj, studime dhe shkrime të tjera për një fushë të caktuar ose me karakter të përgjithshëm; e përkohshme. Revistë mujore (e përmuajshme, e përjavshme, e përdyjavshme). Revistë letrare (shkencore, kulturore, politiko-shoqërore, satirike). Revistë e ilustruar. Redaksia e revistës.