Revolucioni Islam (Persisht: انقلاب ایران‎ Enqelāb-e Irān "Revolucioni iranian") në vitin 1979 ishte një seri ngjarjesh që përfshinin përmbysjen e monarkisë persiane nën Muhamed Riza Shah Pehlevi dhe zëvendësimin përfundimtar me një republikë islame nën ajetullahut Ruhollah Homeini. Ai ishte udhëheqësi i revolucionit dhe u mbështet nga organizata të ndryshme majtiste dhe lëvizjet e studentëve. Revolucioni Islam njihet edhe si Revolucioni Iranian. Ishte një revolucion relativisht jo i dhunshëm. Ndihmon për të ripërcaktuar kuptimin dhe praktikën e revolucioneve moderne.

Revolucioni Islam

Historia

Redakto

Për Kapitalizmin e Iranit Shahu përgatiti reforma, të cilat e parashihnin reformat tokësore, reformat e zgjedhjeve dhe mundësinë e votimit të grave sollën pakënaqësi në radhët e esnafëve dhe ulemave. Në këtë mënyrë u krijua një grup dijetarësh dhe shtresës së ulët që ishin kundër reformave të Shahut. Pas kundërshtimit të ulemave për të drejtën e votës për gratë në Iran filluan të rriten tensionet ku edhe nëpër protesta të ndryshme vdiqën njerëzit. Në këtë periudhë filloi të pëshpëritet emri Ruhollah Homeini. Në ngjarjet e ndodhura në Iran Homeini u zgjodh fajtorë dhe u burgosë 18 muaj. Me lirimin e tij Homeini haptas e kritikoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Me urdhrin e gjeneralit Hasan Pakravan, Homeini shpërngulet nga Irani. Fillimisht Homeini jetoi në Turqi, më pas në Irak dhe në fund shkoi në Francë.

Në janar të vitit 1978 filluan protesta të mëdha të popullatës kundër Shahut. U bënë greva dhe ekonomia e vendit arriti në një krizë të madhe. Pas kësaj Shahu në shkurt të vitit 1979 iku nga Irani, dhe me ikjen e tij Ruhollah Homeini vendosi të kthehet në Iran ku në Aeroportin e Teheranit pritja ishte shumë madhështore. Më 1 prill 1979 Irani zyrtarisht u shndërrua në Republikë Islame. Beni Sadr u zgjodh Kryetar i shtetit.

  • Ritter, Daniel. "Why the Iranian Revolution was Non-Violent". Arkivuar nga origjinali më 12 tetor 2013. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)