Rexhep Gilani (lindur më 20 Tetor 1889Gjilan), Kosovë.

Rexhep Gilani


Biografia

Redakto

Rexhep Gilani lindi në Gjilan më 20 tetor të 1889. Pasi kreu filloren dhe shkollën qytetare në qytetin e lindjes, vazhdoi të mesmen teknike në Shkup të cilën e përfundoi me rezultate të shkëlqyera. Në vjeshtën e 1909 regjistrohet në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike pranë shkollës së lartë teknike në Stamboll. Në vitin e katërt të këtij fakulteti nis lufta e parë botërore dhe sipas ligjeve të emergjencës së shtetit Turk të atëhershëm, ai dërgohet në Akademinë Ushtarake për të ndjekur specialitetin e artilerisë.Pas dy vjetësh studime duke dhënë disa provime shtesë për këtë degë emërohet si komandant i një kompanie artileri pranë Divizionit të Dardaneleve që atë kohë drejtohej nga luftëtari i shquar i Turqisë, Mustafa Qemal Ataturku. Në luftën e Canakalasë ai merr pjesë si oficer artilerie me gradën e nën togerit. Fundi i luftës e gjeti në frontin e jugut në Palestinë. Transferohet përsëri dhe inkuadrohet bashkë me njësinë e tij në mbrojtjen e Divizionit të Ataturkut që ndodhej në rrethinat e Izmirit dhe luftonte për mposhtjen e pushtetit të vjetëruar të Sulltanit. Në këto luftime ai plagoset rëndë. Më vonë për këto shërbime u dekorua disa herë me dekorata të larta të shtetit Turk. Vitet1921- 1922 atë e gjetën si pjesëtar aktiv të klubeve dhe shoqatave shqipëtare të Stambollit. Duke ju përgjigjur thirrjes së tyre për kthimin në Shqipëri të kuadrove të ndryshëm me arsim dhe përvojë për ndërtimin e administratës dhe të shtetit të ri shqiptar në fundin e vitit 1922 vjen në Tiranë .

Në marsin e vitit 1923 ai krijon të parën njësi të artilerisë, një njësi mitralierësh e bashkë me të merr pjesë në luftimet për mbrojtjen e kufijve të vendit nga provokacionet e ushtrisë Serbe e Greke në veri dhe në jug.Ka qene nder te parët ushtarak që përkrahën lëvizjen e Qeverisë Demokratike të Fan Nolit. Pas fitores së saj, ai emërohet si komandant i njësitit që mbronte qeverinë e re. Me ndërhyrjen e Zogut atij ju kërkua të marrë pjesë në luftimet e Shkallës së Tujanit me ato pak forca të rregullta dhe forcat vullnetare, për ti bërë rezistencë mercenarëve të Zogut dhe atyre bjellogardistë që përmbysën qeverinë Demokratike.

Pas rënies së Qeverisë së Nolit më 1926 ai punon si instruktor në shkollën e kadetëve. Këtë vit ai merr pjesë në kryengritjen e Dukagjinit dhe Mirditës duke u vënë në ballë të mposhtjes së kësaj lëvizjeje antishqiptare. Në 1929 në Seman,dhe në 1931 në grupin e katërt të Korcës në Devoll. Në 1933 deri 1937 në Burrel,në këtë kohë merr pjesë në luftimet e Urës së Vezirit. Në 1938 shkon në Batalionin Gramoz në Përmet,ku së bashku me Sak Fasllinë mori udhëheqjen e batalionit Gramoz si komandant. Me tu përhapur lajmi i ardhjes së ushtrisë shqipare në Rugovë, rugovasit kush me armë e kush pa to iu bashkuan forcave. Ja si e përshkruan rapsodi ardhjen e ushtrisë shqiptare në luftën e Mokave.

Gryks Rugovs kokan hi Sak Fasllia u pasks pri

U paska pri Sak Bajraktari Komandant Rexhep Gilani

Rexhep Gilani ish major Komandant për ni batalion

E nKuqishtë kur janë ardhë

Para populli u ka dalë…

Në 1941 me familjen e tij vendoset të jetoj ne Prishtinë ku Gjermanet e propozuan për Ministër të Mbrojtjes, por ai nuk pranon, jep dorëheqjen dhe vendos të kthehet ne Tiranë.Kur kthehet ne Tiranë vendos ti bashkohet luftës Nacional Clirimtare bashkë me djalin e tij të madh.

Agim Gilani në nëntor të 1944, në Junik të Pejës, u hodh mbi mitraloz për të shpëtuar shokët e kompanisë së tretë të brigadës së 23, vdes në moshën 16 vjecare.

Duke shfletuar librin e botuar në1983,nga Preng Gruda, në Detroit,SH.B.A., “DITARI I NJË ZEMRE TË LËNDUAR “ku ndër të tjera flet edhe për luftimet e Podgoricës e clirimin e Kosovës, janë shkruar edhe këto radhë….”Më ra në sy kolonel Rexhep Gilani që ish ngarkuar me një mitraloz të rëndë. Dukej shumë shumë i dobësum...më bani përshtypje se dy partizane e shpotitën e ai su dha përgjigje.Më mbuloi turpi për sjelljen ndaj kolonelit,që ish hjedh krah nesh për clirimin e Shqipnisë,e kjo mandej më dukej një sjellje e poshtër qi bahej në sy të shkijeve...Ju ankova për këtë kapitenit Dashnor Mamaqi….Kështu kena urdhër...më tha tuj qeshë si krejt pa të keq, kështu na kanë thanë me u sjell me armiqt e popullit….”

U martua ne 1926 me Fatma Gilanin me të cilën patën tre djem Agim,Bujar dhe Kliton.

Rexhep Gilani vdes në katin e fundit të shtëpisë së tij të konfiskuar nga qeveria e asaj kohe më 22 Maj 1971 për shkaqe natyrore.