Nuk ka versione të shqyrtuara të kësaj faqe, ndaj mund të mos jetë kontrolluar përputhja e saj me standardet.



Rexhep (Rushit) Jashari, u lind më 12. 06. 1949, në fshati Prekaz i Po-shtëm të Drenicës, komuna e Skënderajt. Mësimet e para i mori në shkollën fillore të vendlindjes dhe të Skënderajt . Shkollimin e mesëm e ka filluar në Skënderaj  dhe tri vitet tjera në Shkollën Normale “Hasan Prishtina” të Mitrovicës, ku ka diplomuar për mësues (1969). Ka punuar dy vite si mësues në shkollën fillore tash “Shaban Jashari”, por në të njëjtën kohë ka dhënë edhe mësimin e edukatës muzikore në gjimnazin e Skënderajt.

Gjatë gjithë jetës, si nxënës, student e mësim-dhënës është marrë me aktivitete të lira në grupet muzikore të shkollave, ku ka dhënë kontribut të çmuar në kultivimin e zhvillimin e kulturës  e traditave tona kulturore, pasi që edhe  rrjedh nga një familje e njohur rapsodësh, e edhe vetë e ka ushtruar këtë aktivitet për më se 50 vite.

Shkollimin e lartë universitar e ka filluar në Shkollën e Lartë Peda-gogjike të Prishtinës, ku diplomoi për arsimtar të gjuhës dhe letërsisë shqipe (1972). Gjatë vitit shkollor 1971/72 ishte kryetar i Lidhjes së Studentëve të asaj shkolle. Të njëjtin grup e vazhdoi në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Prishtinës, ku pas studimeve mori titullin: Profesor i Gjuhës e Letërsisë Shqipe (1981).

Ka punuar si mësimdhënës i kësaj lënde në gjimnazin e Lipjanit (1973-1975), një kohë të shkurtër në shkollën fillore “Zenel Hajdini” të Prishtinës, për t’u kthyer përfundimisht në Skënderaj, ku punoi si profesor në gjimnazin tash “Hamëz Jashari, deri në shtator të vitit 1992. Gjatë asaj kohe, katër vite ishte edhe kryetar i Bashkësisë Lokale të Skënderajt, kryetar i SHKA “Drenica” dhe në mandatin 1978-1982 delegat në Kuvendin e atëherëshëm Krahinor të Kosovës, ku ishte edhe kryetar i Komisionit për Arsim, Shkencë e Kulturë dhe anëtar i Komisionit për Informim.

Pas 22 viteve me ditar në dorë, për shkaqe që dihen, si shumë bashk-atdhetarë, edhe Rexhepi, u detyrua të emigrojë në Suedi (1992), duke filluar kështu një kapitull të ri të jetës tij. Atje në fillim, punoi me fëmijët shqiptarë në qytetin Normaling (1993), pasi mori lejeqen-drimin permanent politik, u vendos në qytetin Gävle dhe më 1994 vendoset përfundimisht në Landskrona, ku në fillim ka punuar me fëmijët shqiptarë, si mësues i gjuhës amtare, ishte anëtar i Kryesisë së Shoqatës Shqiptare “Hasan Prishtina” të atij qyteti (1996-97), ku dha një kontribut të çmueshëm në kultivimin e vlerave tona kombëtare.

Në vitin 1997, me iniciativën e tij dhe të disa prindërve shqiptarë, për herë të parë, në gjimnazet e Landskronës dhe të Helsingborgut, filloi mësimi i gjuhës shqipe, ku mësimdhënës ishte ai. Më 1998 ishte kryetar i Këshillit të Emergjencës, me ç’rast, bashkë me disa bashk-atdhetarë tjerë, grumbulloi shumë ndihma për Kosovë.

Deri më 2015 ka punuar në Helsingborg, si mësues i gjuhës dhe letërsisë shqipe, ku përveç në gjimnaze, ka mbajtur mësim edhe në shkolla fillore. Është anëtar i Kryesisë së Lidhjes Shqiptare në Botë për Skandinavi dhe nënkryetar i LASH-it për Suedi, anëtar i Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptarë të Suedisë “Papa Klementi IX” dhe  anëtar i Kryesisë së Qendrës Kulturore Shqiptaro-Suedeze “Okarina”. Tash është në pension dhe jeton në qytetin Landskrona të Suedisë.

Shikoni dhe

Redakto

Botimet

Redakto

Deri tash ka botuar këto vepra:

1.“Prekazi heroik-vatër e përhershme e luftërave për liri”[1], Prishtinë, 2018

2. “Këngë folklorike shqiptare të përzgjedhura”, Prishtinë, 2018[2]

3. “Këngë popullore të përzgjedhura”, Prishtinë, 2018 [3] dhe

4. “Anekdota-mesele popullore shqiptare”. Prishtinë, 2018 [4]

5. ”Gramatikë krahasuese Shqip-Suedisht”, Prishtinë, 2019[5]

6. ”Letërsia shqiptare”, Prishtinë, 2019[6]

7. ”Antologji e letërsisë shqiptare”, Prishtinë, 2020

8. ”E folmja dhe toponimia e Drenicës”, Prishtinë, 2021

9. “Azem e Shotë Galica në këngët popullore”, Prishtinë, 2021.

10. “Figura e Skënderbeut në trashëgiminë kulturore shqiptare dhe të huaj”  Prishtinë, 2022.

Në dorëshkrim ka edhe katër vepra tjera:

11. “Figura e Isa Boletinit në Këngët tona popullore Epike-Historike”

12. “Figura e Bajram Currit në Këngët tona popullore Epike-Historike”

13. ”Tradita patriotike e katër brezave”

14. “Rapsodët e Drenicës” dhe  

15. ”Gjenealogjia familjare”.

  1. ^ Jashari, Rexhep Rushit (2018). Prekazi heroik : vatër e përhershme e luftërave për liri. Prishtinë. ISBN 978-9951-755-59-7. OCLC 1077504598. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Mungon shtëpia botuese te vendodhja (lidhja)
  2. ^ Këngë folklorike shqiptare : (këngë legjendare, historike dhe lirike) të përzgjedhura nga repertori im dhe disa të tjera. Rexhep Rushit Jashari. Prishtinë. 2018. ISBN 978-9951-755-60-3. OCLC 1085618885. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Mungon shtëpia botuese te vendodhja (lidhja) Mirëmbajtja CS1: Është përdorur gabimisht parametri i të tjerëve (lidhja)
  3. ^ Këngë popullore shqiptare të përzgjedhura. Rexhep Rushit Jashari. Prishtinë. 2018. ISBN 978-9951-755-61-0. OCLC 1085637642. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Mungon shtëpia botuese te vendodhja (lidhja) Mirëmbajtja CS1: Është përdorur gabimisht parametri i të tjerëve (lidhja)
  4. ^ Anekdota -- mesele popullore shqiptare dhe rrëfime tjera komike. Rexhep Rushit Jashari. Prishtinë. 2018. ISBN 978-9951-755-62-7. OCLC 1086411166. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Mungon shtëpia botuese te vendodhja (lidhja) Mirëmbajtja CS1: Është përdorur gabimisht parametri i të tjerëve (lidhja)
  5. ^ Gramatikë krahasuese e gjuhës shqipe e suedishte Author: Jashari, Rexhep R. ISBN: 9789951771962 Pages: 218 Published: 20.08.2019 Language: Albanian Genre: Linguistic Format: 20
  6. ^ Letërsia shqiptare Author: Jashari, Rexhep R. ISBN: 9789951771979 Pages: 268 Published: 20.08.2019 Language: Albanian Genre: Literature study Format: 20