Rexhep Tërshnjaku
Rexhep Tërshnjaku lindi me 22 nëntor 1968, në fshatin Plavë të Sharrit. Shkollën fillore e kreu në vendlindje kurse shkollën e mesme në Dragash dhe Prizren. Diplomoi në Fakultetin Filologjik dega Letërsi dhe gjuhë shqipe në Universitetin e Prishtinës. Studioi edhe Aktrimin si dhe Dramaturgjinë në Fakultetin e Arteve, në Universitetin e Prishtinës. Rexhep Tërshnjaku është duke vazhduar studimet Master për Regji Teatri, ne Fakultetin e Arteve ne UP. Ka punuar në mediume të ndryshme sidomos ato elektronike, Radio & Tv, si gazetar, moderator dhe folës. Aktualisht punon në RTK - Radio Kosovë si gazetar-Moderator-Foles. Përveq me gazetari, Rexhep Tërshnjaku merret edhe me shkrime letrare ku ka botuar dy vepra letrare për fëmijë: 1) Dramë për fëmijë “Kush e vrau Ujkun”, Sh. B.“Rilindja”, Prishtinë, 2002. 2) Libri për fëmijë “Elefanti dhe Bubrrecat” Sh.B.“Piramida” Prishtinë, 2007. Gjithashtu, Rexhepi merret edhe me pikturë ku ka pasur ekspozitën personale të pikturave në galerinë ”KOHA”, në vitin 2006, në Prishtinë. Pikturat e tij janë në shumë atele hotelesh e restorantesh, anekënd vendit. Rexhepi ka bërë edhe organizimin dhe regjinë e shumë programeve kulturore - artistike në vend. Ai ka luajtur si aktor në disa filma artistik. Jeton dhe vepron në Prishtinë,...