Rezoluta 68/262 e Asamblesë së Përgjithëshme të Kombeve të Bashkuara
Rezoluta 68/262 e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara u miratua më 27 mars 2014 në sesionin e gjashtëdhjetë e tetë të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në përgjigje të aneksimit rus të Krimesë dhe titullohet "Integriteti territorial i Ukrainës". Rezoluta jo-detyruese, e cila u mbështet nga 100 shtete anëtare të Kombeve të Bashkuara, pohoi angazhimin e Asamblesë së Përgjithshme për integritetin territorial të Ukrainës brenda kufijve të saj të njohur ndërkombëtarisht dhe theksoi pavlefshmërinë e Referendumit të vitit 2014 të Krimesë. Njëmbëdhjetë shtete votuan kundër rezolutës, 58 abstenuan, dhe 24 shtete nuk morën pjesë në votim.
Rezoluta u prezantua nga Kanadaja, Kosta Rika, Gjermania, Lituania, Polonia dhe Ukraina[1]. Miratimi i rezolutës u parapri nga përpjekjet e pasuksesshme të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, që zhvilloi shtatë seanca për të adresuar krizën e Krimesë dhe që u ndeshën me veton e Rusisë.[2]
Shiko edhe
RedaktoBurimet e të dhënave
Redakto- ^ "UN General Assembly adopts resolution affirming Ukraine's territorial integrity". Xinhua. 28 mars 2014. Marrë më 30 mars 2014.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Backing Ukraine's territorial integrity, UN Assembly declares Crimea referendum invalid". UN. 27 mars 2014. Marrë më 30 mars 2014.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)