Richard Caliguiri
Richard S. Caliguiri (20 tetor 1931 - 6 maj 1988) ka qenë një politikan amerikan që shërbeu si kryetar i bashkisë së Pitsburgut në Pensilvani nga 1977 deri në ditën e vdekjes së tij në 1988.
Richard Caliguiri | |
---|---|
55th Kryetari i Bashkisë | |
Në detyrë April 11, 1977[1] – May 6, 1988 | |
Paraprirë nga | Peter Flaherty |
Pasuar nga | Sophie Masloff |
President of the Pittsburgh City Council | |
Në detyrë March 14, 1977[2] – April 11, 1977 | |
Paraprirë nga | Louis Mason |
Pasuar nga | Eugene "Jeep" DePasquale |
Member of the Pittsburgh City Council | |
Në detyrë December 21, 1970 – April 11, 1977 | |
Paraprirë nga | J. Craig Kuhn |
Pasuar nga | Michelle Madoff |
Të dhëna vetjake | |
U lind më | Pitsburg | tetor 20, 1931
Vdiq më | 6 maj 1988 (56 vjeç) Pittsburgh, Pennsylvania |
Partia politike | Democratic |
Bashkëshortja/et | Jeanne Caligiuri |
Fëmijët | David Caligiuri Gregg Caligiuri |
Punësimi | City Parks Director; City Council President |
Karriera e hershme
RedaktoCaliguiri ishte me prejardhje arbëreshe italiane, dhe u rrit në lagjen Greenfield të Qytetit të Pitsburgut. Ai filloi karrierën e tij të shërbimit publik në departamentin CitiParks të Pitsburgut dhe më vonë kandidoi për këshillin e qytetit në fillim të viteve 1970. Caliguiri për herë të parë kandidoi për kryetar komune në 1973, por humbi në zgjedhjet paraprake demokratike përballë kryetarit të bashkisë të mbivendosur nga populli, Peter Flaherty. Ky I fundit ishte aq popullor saqë, për herë të parë në historinë e qytetit asnjë kandidat nuk e kundërshtoi atë në zgjedhjet e përgjithshme. Gjatë periudhës së tij si President i Këshillit Bashkiak të Pitsburgut, Caliguiri u emërua kryetar i përkohshëm në vitin 1977, fill pasi Flaherty u emërua Zëvendës Prokuror i Përgjithshëm në administratën e Presidentit Jimmy Carter. Pas largimit të Caliguiri nga Këshilli Bashkiak, u zhvilluan zgjedhjet speciale të vitit 1978, të cilat sollën në pushtet demokraten e pavarur Michelle Madoff.
Kryetari bashkisë së Pittsburgut
RedaktoCaliguiri fitoi zyrtarisht zyrën e kryetarit të bashkisë në zgjedhjet e vitit 1977 dhe u rizgjodh dy herë, duke shërbyer deri në fund të jetës së tij në vtin 1988. Nën udhëheqjen e Caliguirit, në Pitsburg filloi plani "Rilindja II", një plan rinovimi dhe rigjallërimi urban bazuar në planin “Rilindja”, të ish kryetarit të bashkisë dhe guvernatorit David L. Lawrence. Ky plan u konsiderua përgjithësisht i suksesshëm (sa i përket vijës së horizontit të qytetit), por u pengua nga rënia e menjëhershme e ekonomisë së qytetit dhe ndryshimet që rezultuan në popullsi.
Gjatë mandatit të Caliguri, ekonomia e Pittsburgh pati një rënie të dukshme gjatë deindustrializimit të viteve 1980, shprehur me rënien e prodhuesve të mëdhenj të çelikut si Steel & Jones dhe Jones & Laughlin. Gjigandët industrialë, Gulf Oil dhe Koppers për një kohë të gjatë, viktima të arbitraritetit të viteve 1980 dhe klimës armiqësore për marrjen nën kontroll të pushtetit thirrën selinë e krerëve të Pitsburgut. Gulf u përthith nga Chevron dhe Koppers nga firma britanike Beazer, duke sjellë si pasojë humbjen e disa mijëra vendeve të punës në selitë e korporatave me paga të larta në rajon. Kjo periudhë shënoi gjithashtu falimentimin dhe riorganizimin e Westinghouse me bazë në Pitsburg, në 1990 (e cila më vonë u bë CBS dhe u transferua në New York) po kështu me transferimin e Rockwell International në Kaliforni dhe përfundimisht në Wisconsin. Në përfundim të mandatit të Caliguirit, nuk kishte mbetur asnjë fabrikë e madhe çeliku që të funksiononte në qytetin, i cili dikur njihej si "Qyteti i Çelikut", dhe që mburrej për numrin e shumtë të selive të korporatave të Fortune 500, përveç Nju Jorkut dhe Çikagos, tashmë kishte më pak se dhjetë të tilla.
Në vitin 1986, me urdhër të kryetarit Caliguiri, si përgjigje kundrejt ankesave të qytetarëve dhe veprimeve ligjore nga ACLU, u vendos një pllakë e titulluar "Përshëndetje për lirinë". Në të cilën shkruhej: "Gjatë këtij sezoni pushimesh, qyteti i Pittsburgh përshëndet lirinë. Këto drita festive le të na kujtojnë që ne jemi mbajtës të flakës së lirisë dhe trashëgimisë sonë të lirisë." Tre vjet më vonë, me dy vendime, Gjykata Supreme e Shteteve të Bashkuara mbështeti pjesërisht qëndrimin e qytetit në çështjen County of Allegheny kundër Unionit të Lirive Civile Amerikane.
Sëmundja dhe vdekja
RedaktoNë fund të viteve 1980, Caliguiri u diagnostikua me amyloidosis, një çrregullim proteinash i rrallë dhe serioz. Rastësisht, brenda disa viteve në mesin e fundit e viteve 1980, tre nga udhëheqësit më të shquar politikë të Pensilvanisë u prekën nga ky çrregullim. Caliguiri, dhe Louis Tullio, kryetari për një kohë të gjatë i Erie, si dhe Bob Casey, Guvernatori i Pensilvanisë, u diagnostikuan të gjithë me sëmundjen e pashërueshme dhe përgjithësisht fatale.
Caliguiri nuk lejoi që shëndeti i tij në rënie të ndikonte në udhëheqjen e tij, duke mos pranuar të dorëhiqet si kryetar i komunës. Ai vdiq në vitin 1988 në moshën 56 vjeçare dhe u varros në Varrezat Katolike Romake të Pitsburgut.
Nderimet
RedaktoNë Tetorin e vitit 1990, një statujë përkujtimore kushtuar Caliguirit, e skalitur nga Robert Berks u vendos tek shkallët e ndërtesën e qarkut të Pitsburgut në qendër të qytetit, në Rrugën Grant. Sipas djalit të tij Davidit, idetë e mëparshme përfshinin një riemërim të Rrugës Grant dhe Arenës Pittsburgh Civic (më vonë Mellon). Caliguiri, i diplomuar në Gjimnazin Taylor Allderdice në 1950, u vendos në 2010 në këndin e nderit të ish studentëve.
Referime
Redakto- ^ Warner, David (11 prill 1977). "Pete Out in Mayor Switch". The Pittsburgh Press. fq. A-1.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Warner, David (17 shkurt 1977). "Caliguiri Favored As New Council Head". The Pittsburgh Press. fq. A-2. Marrë më 1 janar 2012.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)