Richmond
Richmond (shqiptohet Riçmond) është kryeqyteti i shtetit të Virxhinias, në Shtetet e Bashkuara. Ai është një qytet i pavarur dhe nuk është pjesë e ndonjë qarku. Popullsia brenda kufijve të qytetit në vitin 2010 ishte 204.214.
Riçmond Richmond | |
---|---|
Koordinatat: 37°32′27″V 77°25′58″P / 37.54083°V 77.43278°P | |
Shteti | ![]() |
Shteti federal | Virginia |
Qarku | Qytet i Pavarur |
Kryetari i Bashkisë | Dwight Clinton Jones |
Sipërfaqja | 162 km2 |
Lartësia | 45.7 m (m.n.d.) |
Popullsia | (2011) 205.533 banorë |
Dendësia | 1.239,8 banorë/km2 |
Zona Kohore | UTC-5 |
Verore | UTC-4 |
Prefiksi | 804 |
Koordinatat | 37° 32′ 27″ Veri 77° 25′ 58″ Perëndim |
Faqja Zyrtare www.richmondgov.com |
Qeverisja dhe politikaRedakto
Riçmondi qeveriset nga këshilli i qytetit me përfaqësues nga nëntë distrikte që shërbejnë në një kapacitet legjislativ dhe mbikëqyrës, si dhe kryetar bashkie të zgjedhur direkt nga populli, që shërben si kreu i ekzekutivit. Qytetarët në secilin nga nëntë distriktet zgjedhin një përfaqësues në këshilli për një mandat katër vjeçar. Këshilli i qytetit zgjedh nga radhët e veta një anëtar për të shërbyer si President i Këshillit dhe një për të shërbyer si Zëvendës President i Këshillit. Këshilli i qytetit mblidhet në godinëne Bashkisë, që ndodhet në 900 E. Broad St., kati i dytë, të hënën e dytë dhe të katërt të çdo muaji, me përjashtim të gushtit.