Rizvan Sulejmani

politikan nga Maqedonia

Rizvan Sulejmani (Shkup, 5 janar 1957) është profesor, veprimtar, filozof dhe politikan shqiptar nga Maqedonia e Veriut. Bashkëthemelus, prorektor dhe profesor i rregullt i lëndës së Mendimit Politik në Univerzitetin Nënë Tereza në Shkup. Para angazhimit të tij në Univerzitetin e Nënë Terezës në Shkup, ka mbajtur një numër postesh qeveritare. Në periudhën prej vitit 1994-2001 ka qenë deputet I Partisë për Prosperitet Demokratik në parlamentin e Maqedonisë. Në vitin 2001 zgjedhet zëvendës ministër i mbrojtjes në qeverinë e LSDM-BDI, post të cilin e mban deri në vitin 2004. Në dhjetor të vitit 2004 zgjedhet ministër i vetqëverisjes lokale, detyrë të cilën e ushtron deri në ngusht të vitit 2006.

Familja

Rizvan Sulejmani është anëtar i një ndër familjeve më prominente shqipëtare (Matkalitë). Familja ka prejardhjen prej fshatit Dardhë të Matit të Shqipërisë, ndërsa në fund të shekullit të 18 shpërngulet në Shkup. Anëtari më i njohur i familjes është Ibrahim Agë Matkaliut, i cili rreth fundit të shekullit të 19 ka qenë një ndër pronarët më të mëdhenj të tokave të Shkupit, ndërsa nofkën Matkaliu e merr ngase ka qenë pronar i një ndër pronave më emblematike për familjen-Matkën. Në periudhën e rilindjes kombëtare, angazhohet në veprimtarinë dhe luftën për krijimin e shtetit Shqipëtar, ku në formësimin e Lidhjes Shqipëtare të Prizrenit, zgjidhet anëtar i kryesisë së degës së Shkupit. Për pjesëmarje në të cilën, Ibrahim Aga burgoset më 23 mars të viti 1888 bashkë me Jashar Beun, Haxhi Mustafa Beun, Maxhi Abdurrahim Beun, Xhavid Beun, Ismail Efendi Mohaxhirin, Haxhi Baki Efendiun, Sheikh Ali Efendiun dhe dërgohet në burgun e ishullit të Rodosit ku qëndron 10 vite. Pas lirimit nga burgu, ai po edhe gjeneratat që e pasuan e vazhduan rrugën e tij të rezistencës dhe aktiviteteve konkrete për çështjen kombëtare që nga rezistenca kundër Reformës agrare si instrument i përdorur nga Mbretëria SKS për dëbimin e shqipëtarëve, kontributin e familjarëve në Ballin Kombëtar e deri në kohët moderne. Për këto angazhime, familja ka qenë shpesh cak i persekutimeve, burgosjeve dhe likudimeve.

Jeta e hershme dhe kariera

U lind më 5 janar1957 në Shkup, është i biri i Zulfi Sulejmanit, një veprimtar i shquar i çështjes shqipëtare në trevat shqipëtare të Maqedonisë së Veriut. Shkollën fillore e kryen në fshatin Lubin, ndërsa shkollën e mesme e kryen në gjimnazin Zef Lush Marku në Shkup, ku dallohet si një ndër nxënësit më të shquar të gjeneratës. Pas mbarimit të shkollës së mesme, fillon studimet në fakultetin e Elektroteknik në Universitetin e Shën Kirilit dhe Metodit në Shkup [1]

Çysh në moshë të hershme ndjek hapat e paraardhësve të familjes në veprimtarinë kombëtare, për çarsye është cak i diskrimimit dhe persekutimit nga sistemi jugosllav komunist i asaj kohe. Në vitin 1984 punësohet në fabrikën Sharcem, në Han të Elezit në Kosovë si inxhiner i elektronikës. Në këtë pozicion qëndron rreth 7 vitesh, dhe më pas kthehet në vendlindje ku angazhohet në veprimtarinë dhe organizimin politik të shqipëtarëve të Maqedonisë. Gjatë kësaj periudhe punësohet si profesor i matematikës dhe informatikës në shkollën e mesme Zef Lush Marku në Shkup.

Angazhimi i tij politik në skenën shqipëtar të Maqedonisë institucionalizohet kur në vitin 1994 zgjidhet si deputet nga Partia për Prosperitet Demokratik në parlamentin e Republikës së Maqedonisë. Në vitin 1998 zgjidhet si deputet i qarkut të Shkupit për mandatin e dytë, periudhë gjatë të cilës angazhohet si përfaqësues politik në luftën e 2001. Pas nënshkrimit të Marëveshjes Kornizë së Ohrit, në qeverinë e re të Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë dhe Bashkimit Demokratik për Integrim, në vitin 2002 zgjedhet zëvendësministër i mbrojtjes ku angazhohet për reformin dhe rritjen e përfaqësimin e shqipëtarëve në institucionet e shtetit. Gjatë kësaj periudhe angazhohet për anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë në NATO, ku edhe është themelues i NATO klubit të Maqedonisë.

Detyrën e zëvendësministrit të mbrojtjes e kryen deri në dhjetor të vitit 2004, kur merr detyrën e ministrit të vetëqeverisjes lokale në qeverinë e re të Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë dhe Bashkimit Demokratik për Integrim. Gjatë kësaj periudhe angazhohet në implementimin e një ndër proceseve më delikate të asaj kohe-decentralizimit dhe decentralizimin fiskal, që kishte për detyrë të fuqizonte komunat pas ndarjes së re teritoriale në Republikën e Maqedonisë, me të cilën u krijua mundësia që shqipëtarët të udhëheqin me dy komuna me shumicë shqipëtare, Kërçovën dhe Strugën. Detyrën e ministrit të vetëqeverisjes lokale e kryen deri më ngusht të vitit 2006, ku më pas shkon në specializim në Univerzitetin e Xhorxhtaun në Atlanta të SHBA.

Pas kryerjes së specializimit në SHBA, doktoron në shkenca politike në Univerzitetit e Shën Kirilit në Shkup, dhe njëkohësisht është drejtor i Institutit për Shkenca Politik dhe Interkulturore [2] . Në vitin 2007, angazhohet si ekspert i jashtëm në qeverinë e Republikës së Kosovës, si këshilltar i zëvendëskryeministrit Lutfi Haziri. Angazhimin i tij në sferën e konsulencës e vazdhon deri në vitin 2009, kur zgjedhet profesor në univerzitetin e Balkan dhe univerzitetin e Tetovës.

Gjatë vitit 2015, duke ndjerë nevojën për krijimin e një univerziteti shqipëtar në Shkup, kryeqendrën historike të Shqipëtarëve, nis iniciativën me bashkëveprimtarë për formësimin tij. Kjo veprimtari, sjell fryt dhe në vitin 2016 është një ndër themeluesit dhe profesorët e parë të Univerzitetit Nënë Tereza në Shkup. Në vitin 2020 zgjidhet prorektor in Univerzitetin Nënë Tereza në Shkup, detyrë të cilin e kryen edhe sot.

Jeta personale

Rizvan Sulejmani është i martuar dhe baba i dy fëmijëve.

Shih edhe

Redakto

Referime

Redakto
  1. ^ „Събрание на Република Македония“
  2. ^ "ВО ПРЕГРАТКИТЕ НА МИНИ-ЈУГОСЛАВИЈА?". Arkivuar nga origjinali më 4 mars 2016. Marrë më 25 gusht 2023. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)