Robert Burns (lindi më 25 janar 1759, në Alloway, Ayrshire, Skoci - 21 korrik 1796, Dumfries, Skoci) djal i William Burns (bujk), ishte më i madhi nga shtatë fëmijët e familjes. Rininë e kaloi duke punuar në fermën e babait dhe, megjithëse ishin të varfër, babai i mundësoi arsimim shumë të mirë duke punësuar një mësues për të dhe dhe për vëllanë e tij më të ri Gilbertin.

Robert Burns
U lind më25 janar 1759
Alloway, Ayrshire, Skoci
Vdiq më21 korrik 1796
Dumfries, Skoci
KombësiaSkocez
Gjinitë letrarepoezi, rryma romantike

Nga mosha 15 vjeçare, i ra barra e punëtorit kryesor në fermë. Për t’i ikur lodhjes, ai i rrekej shkrimit që e bëntë të haroj punën e rëndë dhe të vështirë duke medituar për një botë më të mirë. Në këtë moshë edhe duelën në dritë vargjet e tij të parë, odë për Skotllandën dhe për gratë ; « Nela ime e bukur ».

Statuja e Burns

Kur babai i tij vdiq në vitin 1784, Roberti dhe vëllai i tij e vazhduan bashkërisht punën në fermë. Megjithatë, Robertin më shum e tërhiqte natyra romantike e poezisë dhe femrat (me të cilat pati plotë aventura dhe disa fëmijë jashtëmartesorë nga të cilët edhe bineqët me Jean Armour e cila më vonë do të bëhet bashkëshorte e tij), se sa lëvrimi i tokës. Në këtë kohë, për të ikur nga puna e rëndë, ai planifikoi të largohet drejtë drejt klimës së Antiljeve.

Megjithëse nuk udhëtoi, ai u dha pas pasionit të vet të parë dhe publikoi librin me poezi Poems, Chiefly in the Scottish Dialect, kryesisht në dialektin skocez ku kendon për dashuri të « thyer ». Këto këngë u pranuan shum mirë nga lexuesit dhe nga kritika. Kjo e shndërroi në të përkëdhelurin dhe në krenari të familjes. Me këtë, ai ngriti dorë nga mërgimi dhe filloi të udhëtoj nëpër vendlindje. Kështu mbërrini në Edinburg ku u bashkua me rrethin e shquar të artistëve dhe shkrimtarëve të cilët të prekur nga bukuria e poezisë së tij e pranuan mirë (megjithëse më vonë disa e quajtën « poeti fshatarë ») dhe e pëlqyen punën e tij poetike.

Në mes të viteve 1793 e 1818 iu botua kolekcioni A Select Collection Of Scottish Airs for the Voice në gjashtë volume dhe 114 këngë të tjera popullore. Që nga kjo kohë, filloi të konsiderohet si poet i parë romantik dhe gjithëmonë u shërbeu gjeneratave si inspirim.

Fatkeqësisht, Burns vdiq i ri, në moshën 37 vjeçare nga një sëmundje e zemrës, sigurisht pasojë e lodhjes së tepërt me punët e fermës që nga koha më e hershme. Vdekja e gjeti ditën kur gruaja e tij Jean, lindi djalin e tyre të fundit të emëruar Maxwell. Në varrim morrën pjesë rreth 10.000 vetë. Në këtë kohe, lavdia e tij nuk kishte arritur as nga larg nivelin që e fitoi më pas.

Pas vdekjes së tij, për çdo vjet, për ditëlindje, Skotllandezët nga do ku janë, organizojnë darkë dhe festojnë me krenari poetin e tyre, « haggis » (plënc (plëndës) i mbushur me mish delje), zonjat dhe Whisky-n.

Galeria

Redakto

Referime

Redakto

[1][lidhje e vdekur]