Aberdeen
Aberdeen (Shqip: Abërdin) është qyteti i tretë më i populluar i Skocisë dhe është një nga 32 zonat e këshillit të qeverisë lokale. Ai ka një popullsi prej 210,400 banorësh.
Aberdeen | |
---|---|
Popullsia | |
• Gjithsej | 210.400 |
{{{postal_code_type}}} | AB(numër) |
Faqja zyrtare | www.aberdeencity.gov.uk |
Zona rreth Aberdeen ka qenë e banuar qysh prej të paktën 8000 vjetësh, kur fshatra prehistorike ishin ngritur në luginat e lumenjve Dee dhe Don.
Në 1319, Aberdeen mori statusin e Royal Burgh (Kryeqytetit Mbretëror) nga mbreti skocez Robert the Bruce, çka transformoi qytetin ekonomikisht. Dy universitetet e qytetit, Universiteti i Aberdeen, themeluar në 1495, dhe Universiteti Robert Gordon, të cilit iu dha statusi i universitetit në 1992, e bëjnë Aberdeen qendrën arsimore të veri-lindjes së Skocisë.
Industritë tradicionale të peshkimit, prodhimit të letrës, ndërtimit të anijeve, si dhe tekstilet janë zëvendësuar nga industria e naftës dhe aktiviteti i portit detar të Aberdeen. Fusha e helikopterëve të Aberdeen është fusha komerciale e helikopterëve më e madhe në botë dhe porti detar i Aberdeen është porti më i madh në veri-lindje të Skocisë.
Shih dhe këtë
Redakto
Ky artikull me tematikë në lidhje me gjeografinë e Mbretërisë së Bashkuar është një faqe cung. Ju mund të ndihmoni Wikipedia-n duke e përmirësuar atë. |