Robert Scholl

politikan Württembergian

Robert Scholl (13 prill 1891 – 25 tetor 1973) ishte politikan dhe babai i Sophie dhe Hans Scholl. Ai ishte liberal dhe kritikues para, gjatë dhe pas regjimit të nazistëve, dhe u dërgua dy herë në burg për shkak kritikave ndaj Nazismit.

Robert Scholl

Jeta personale

Redakto

Robert Scholl lindi në Baden-Vyrtemberg qytezën e Mainhardt në vitin 1891. Gjatë Luftës së Parë Botërore, ai e takoi Magdalena Müller, ku më vonë u martuan. Pas martesës, ata shkuan për në Ingersheim. Në vitin 1920, ata u larguan për në Forchtenberg. Ata kishin gjashtë fëmijë: Inge Aicher-Scholl (1917–1998) Hans Scholl (1918–1943) Elisabeth Scholl Hartnagel (lindi më 1920), Sophie Scholl (1921–1943) Werner Scholl (1922–1944), Thilde Scholl (1925–1926).

Jeta politike

Redakto

Roberti u bë kryetar i Ingersheim më 1917 dhe 1920, kryetar i Forchtenberg ku e mbajti pozitën deri më 1930. Pas Luftës së Dytë Botërore, ai u bë kryetar i Ulmës nga qershori i vitit 1945 deri më 1948.