Sophia Magdalena Scholl (9 maj 1921 – 22 shkurt 1943) ishte studente gjermane dhe aktiviste kundër nazistëve. Ajo ishte e bija e Magdalena (Müller) dhe Robert Scholl, kritikues ndaj nazistëve.

Biografia

Redakto

Sophie filloi shkollën në moshën shtatë vjeçare. Në vitin 1932, Sophie filloi shkollën e mesme për vajza. Në moshën dymbëdhjetë vjeçare, ajo shkoi në Bund Deutscher Mädel (liga e vajzave gjermane), por entuziazmi i saj fillestar gradualisht i dha rrugën për kritika. Ajo kishte talent vizatimin. Poashtu interesimi i saj ishte në filozofi dhe teologji.

Ajo ishte në dijeni të pikëpamjeve politike mospajtuese të babait të saj, miqve dhe disa mësuesve. Edhe vetë vëllai i saj Hans, i cili dikur merrte pjesë me padurim në programin e Rinisë Hitleri, u zhgënjye plotësisht me Partinë Naziste.[1] Qëndrimi politik ishte bërë një kriter thelbësor në zgjedhjen e saj të miqve. Arrestimi i vëllezërve dhe miqve të saj në 1937 për pjesëmarrje në Lëvizjen Rinore Gjermane i la një përshtypje të fortë.

Ajo kishte një talent për vizatim dhe pikturë dhe për herë të parë, ra në kontakt me disa artistë të ashtuquajtur "të degjeneruar". Një lexuese e zjarrtë, ajo zhvilloi një interes në rritje për filozofinë dhe teologjinë.

Në pranverë të vitit 1940, ajo mbaroi shkollën e mesme, ku tema e esesë së saj ishte "Dora që lëvizi djepin, lëvizi botën". Scholl gati nuk u diplomua, pasi kishte humbur çdo dëshirë për të marrë pjesë në klasat që ishin bërë kryesisht indoktrinim nazist. Duke qenë e dashur për fëmijët, ajo u bë një mësuese kopshti në Institutin Fröbel në Ulm. Ajo gjithashtu kishte zgjedhur këtë punë duke shpresuar se do të njihej si një shërbim alternativ në Reichsarbeitsdienst (Shërbimi Kombëtar i Punës), një parakusht për pranimin në universitet. Ky nuk ishte rasti dhe në pranverën e vitit 1941 ajo filloi një periudhë gjashtë-mujore në shërbimin ndihmës të luftës si një mësuese e çerdheve në Blumberg. Regjimi i ngjashëm ushtarak i Shërbimit të Punës bëri që ajo të rimendojë të kuptuarit e saj për situatën politike dhe të fillojë të praktikojë rezistencë pasive.

Pas gjashtë muajsh në Shërbimin Kombëtar të Punës, në maj 1942, ajo u regjistrua në Universitetin e Mynihut si studente e biologjisë dhe filozofisë. Vëllai i saj Hans, i cili po studionte atje për mjekësi, e prezantoi atë me miqtë e tij. Edhe pse ky grup miqsh përfundimisht ishte i njohur për pikëpamjet e tyre politike, ata fillimisht u tërhoqën së bashku nga një dashuri e përbashkët për artin, muzikën, letërsinë, filozofinë dhe teologjinë. Hiking në male, ski dhe not ishin gjithashtu me rëndësi për ta. Ata shpesh ndiqnin koncerte, shfaqje dhe leksione së bashku.

Në Mynih, Scholl u takua me një numër artistësh, shkrimtarësh dhe filozofësh, veçanërisht Carl Muth dhe Theodor Haecker, të cilët ishin kontakte të rëndësishme për të. Pyetja që ata medituan më shumë ishte se si individi duhet të veprojë nën një diktaturë. Gjatë pushimeve verore në 1942, Scholl duhej të bënte shërbimin e luftës në një fabrikë metalurgjike në Ulm. Në të njëjtën kohë, babai i saj po vuante burgun sepse i kishte bërë një vërejtje kritike një punonjësi në lidhje me Hitlerin.

Në maj të vitit 1942, ajo u regjistrua në universtitetin e Mynihut si studente e biologjisë dhe e filozofisë. Vëllai i saj Hans, ishte duke studiuar mjekësi atje. Një grup i shokëve të Hansit, ishin të njohur për mendimet e tyre politike, ata fillimisht janë tërhequr së bashku nga një dashuri e përbashkët të artit, muzikës, letërsisë, filozofisë dhe teologjisë. Ata shpesh morën pjesë në koncerte, shfaqje, dhe ligjërata bashku.

Vdekja

Redakto
 
Varri i Hans dhe Sophie Scholl në Perlacher Friedhof

Më 22 shkurt 1943, Scholl, vëllai i saj Hans, dhe miku i tyre Christoph Probst u shpallën fajtorë për tradhti dhe dënuar me vdekje. Johann Reichhart i'a preu kokat të gjithëve në burgun Stadelheim Mynih vetëm disa orë më vonë, në orën 17:00. Ekzekutimi ishte e mbikqyrur nga Walter Roemer, shefi zbatimit të gjykatës së rrethit Mynihut.

  1. ^ Atwood, Kathryn (2011). Women Heroes of World War II. Chicago: Chicago Review Press. fq. 16. ISBN 9781556529610. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)