Roland Tasho
Roland Tasho është fotoreporter shqiptar i njohur për fotografitë e tij në protestat e dhjetorit të viteve '90[1][2] dhe një sërë albumesh që kanë në qendër komunitetet shqiptare jashtë Shqipërisë.[3]
Jeta dhe vepra
RedaktoRoland Tasho e filloi karrierën e tij si fotograf në vitin 1982 në laboratorin e ndërmarrjes komunale ku punoi për pesë vjet. Në periudhën 1987-1992 ai ishte fotoreporter i revistës Ylli. Ishte gjatë kësaj kohe kur ai realizoi disa nga fotografitë më të njohura për periudhën në lidhje me protestat e dhjetorit në Shqipëri. Në vitet 1993-1996 ishte fotoreporter në gazetën Aleanca, një vit më vonë (1997-1998) në gazetën Shekulli dhe që nga viti 1999 ushtron aktivitetin e tij si fotograf i pavarur.
Duke nisur nga viti 2001, Roland Tasho është botues i 14 albumeve fotografike, shumica e të cilëve kanë dokumentuar jetën e shqiptarëve që jetojnë jashtë atdheut të tyre. L’Altra Albania (2002),[3] Urë ndërtuesit – Bridge Builders (2008),[3] I speak Albanian (2010),[3] Les Albanais de France (2011),[4][5], Shqiptarë në Greqi (2012),[6][7] Shqiptarë në Çeki (2018)[8][9] dhe Shqiptarë në Hungari (2019)[10] paraqesin portrete shqiptarësh që u përkasin jetës së zakonshme e figura të shquara respektivisht në Itali, Zvicër, SHBA, Francë, Greqi, Çeki e Hungari. Veprat e tjera përfshijnë Qëndresa në sytë e Kosovës, Kosovar Fortitude (2001),[11] Marubi (2003),[12] Një Kalvados me Robert Shvarc (2007),[13] Nënë Tereza me shqiptarë (2012),[14] Një karrige për shkrimtarët (2013),[15] Album Fotografik Përmeti (2020)[16] dhe KADARE dhe Gjirokastër (2021).[17][18][19]
Arritjet artistike
RedaktoRoland Tasho ka një numër të madh ekspozitash të hapura brenda dhe jashtë vendit. Ai mori medaljen "Naim Frashëri" në vitin 1988 dhe katër vjet më vonë fitoi çmimin e parë në Konkursin e Fotografisë Artistike "Click Sagra" në Ankona. Në vitin 1996 u shpall "Fotografi i vitit" nga Drejtoria e Rinisë në Ministrinë e Kulturës dhe fitoi çmimin e tretë në Konkursin Ndërkombëtar "Marubi". Në vitin 2000 fitoi çmimin e parë "Soros" në fotografi dhe në vitin 2016 u vlerësua me një medalje mirënjohjeje nga presidenti hungarez Ader Janos.[20][21]
Referime
Redakto- ^ Roland Tasho, fotografi që dokumentoi lëvizjet e dhjetorit 1990: Shkrepa aparatin pa menduar ... (emision). Tiranë: Report TV. 8 dhjetor 2021. Marrë më 29 maj 2022.
- ^ Fotografi i protestave të dhjetorit/ Roland Tasho, dokumentoi ngjarjen historike të para 30 viteve (emision). Tiranë: Top Channel. 8 dhjetor 2020. Marrë më 29 maj 2022.
- ^ a b c d Ndoj, Izaura (12 maj 2010). "Roland Tasho, çel ekspozitën "I speak albanian" në Muzeun Kombëtar". Info Arkiva. Marrë më 29 maj 2020.[lidhje e vdekur]
- ^ Rama, Luan (2 maj 2011). "Foto : në objektivin e Roland Tashos". Albania. Arkivuar nga origjinali më 11 gusht 2020. Marrë më 29 maj 2020.
- ^ NE OBJEKTIVIN E TASHOS FOTOGRAFI ROLAND TASHO SJELL SHQIPTARET E FRANCES LAJM (kronikë). Tiranë: Kanali Shtatë. 2016. Marrë më 29 maj 2022.
- ^ Mile, Alma (27 maj 2012). "Roland Tasho sjell emigrantët e Greqisë në fotografi". Panorama. Tiranë. Marrë më 29 maj 2020.
- ^ SHQIPTARET NE GREQI ROLAND TASHO SJELL EMIGRANTET E SUKSESSHEM NE FOTO LAJM (kronikë). Tiranë: Kanali Shtatë. 2016. Marrë më 29 maj 2022.
- ^ ""Shqiptarët në Çeki", promovohet libri i fotografit të njohur". 55. Tiranë. 25 shtator 2018. Marrë më 29 maj 2020.
- ^ “Shqiptarët në Çeki”, promovohet libri i fotografit të njohur (kronikë). Tiranë: News 24. 24 shtator 2018. Marrë më 29 maj 2022.
- ^ "NË RADIO" - Botimi i ri "Shqiptarë në Hungari" dhe ekspozita "Continuum" - Roland Tasho, fotograf (intervistë). Tiranë: Radio Tirana. 2020. Marrë më 29 maj 2022.
- ^ "Qëndresa në sytë e Kosovës = Kosovar fortitude". Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave. Marrë më 29 maj 2022.
- ^ "MARUBËT, STACIONI I FUNDIT NË SHQIPËRI". Shekulli. Tiranë. Marrë më 29 maj 2022.
- ^ Murati, Violeta (6 maj 2014). "Shvarc & Kasoruho/ Një shpirt i madh për miqësinë". Standard. Marrë më 29 maj 2022.
- ^ Mile, Alma (4 shtator 2016). "Nënë Tereza, lutjet e fundit për Shqipërinë". Panorama. Marrë më 29 maj 2022.
- ^ Mile, Alma (23 janar 2014). "Tasho: Si i bëra 46 shkrimtarë të pozonin për mua". Panorama. Marrë më 29 maj 2022.
- ^ Prifti, Edmond. "Fotografi që veshi të huajt "shqip"". Gazeta Si. Marrë më 29 maj 2022.
- ^ Vata, Ilir (28 janar 2021). ""Kadare dhe Gjirokastra"/ Album fotografik në nderim të shkrimtarit në 85-vjetorin e lindjes". Agjencia Telegrafike Shqiptare. Arkivuar nga origjinali më 28 janar 2021. Marrë më 29 maj 2022.
- ^ Vitrina e librit/ Kadare dhe Gjirokastra – Roland Tasho - Cikli I Gjirokastrës, cikli I vendlindjes (emision). Top Channel. 23 janar 2022. Marrë më 29 maj 2022.
- ^ "Kadare dhe Gjirokastra, Tasho fotografoi ekskluzivisht shkrimtarin" (emision). Tiranë: A2News. 26 janar 2021. Marrë më 29 maj 2022.
- ^ "FOTO/ Fotografi Roland Tasho nderohet nga presidenti i Hungarisë". BalkanWeb. 26 nëntor 2016. Marrë më 29 maj 2022.
- ^ "Presidenti hungarez nderon Tashon, promovoi Budapestin në fotografi". Panorama. 6 dhjetor 2016. Marrë më 29 maj 2022.