Roland Qafoku
Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s. |
Ky artikull nuk citon asnjë burim, prandaj mund të mos jetë i saktë. |
Roland Qafoku, gazetar shtetëror,[nevojitet citimi i plotë] PHD Doktor i Shkencave të Komunikimit, drejtues i emisionit "HARD TALK NGA ROLAND QAFOKU" në grupin mediatik "FJALA", analist, studiues, autor librash, pedagog i jashtëm në Universitetin e Tiranës, Departamenti i Gazetarisë dhe Komunikimit në Fakultetin Histori Filologji.[nevojitet citimi i plotë]
Jeta
RedaktoRoland Qafoku ka lindur më 7 gusht 1968. Ai është Drejtor i Pwrgjithshëm i grupit mediatik "FJALA" si dhe drejtues i emisionit HARD TALK nw "FJALA TV", që nga 27 prilli i vitit 2020. Ai është diplomuar në Akademinë Ushtarake në Tiranë si dhe për Gjuhë dhe Letërsi shqipe në Universitetin e Tiranës. Fillimet si gazetar i ka ne vitin 1991 por karrieren si profesionist e nisi ne vitin 1997. Pas një karriere në gazetën "Koha Jonë" nga reporter deri në zëvendëskryeredaktor, Roland Qafoku ka drejtuar gazetën më të madhe në Shqipëri "Panorama" dhe ka qenë bashkëthemelues dhe drejtues i gazetës "Tirana Observer". Roland Qafoku si dhe ka qenë drejtor i Informacionit në televizionin gjeneralist "Koha" si dhe drejtori i parë i Informacionit i televizionin informativ "Ora News". Që nga viti 2011 Roland Qafoku drejton emisionin politik. Është pedagog i jashtëm në Universitetin e Tiranës në Departamentin e Gazetarisë dhe Komunikimit që nga viti 2008. Që nga 24 korriku 2019 ai ka gradën shkencore PHD, Doktor i Shkencave të Komunikimit, mbrojtur në Universitetin e Tiranës.
Karriera në median e shkruar
Redakto- Gazeta Koha Jonë, reporter i kronikës së zezë, redaktor, zëvendëskryeredaktor 1997-2003.
- Gazeta Panorama, kryeredaktor drejtues 2003-2005.
- Gazeta Tirana Observer, kryeredaktor drejtues 2005-2009.
Karriera në median elektronike
Redakto- Koha TV, Drejtor i Informacionit, 2001.
- Ora News TV, Drejtor i Informacioni 2009-2011. Drejtues i emisionit Intervista e edicionit të orës 20.00, drejtues i emisonit "Periskop".
- Planet TV, drejtues i emisionit "Intervista nga Roland Qafoku" dhe drejtues i emisionit "Arena", 2011-2012.
- Channel One TV, drejtues i emisionit Debati në Channel One, 2013-2019.
- RTSH TV, RTSH24, drejtues i emisionit "Dekalog" janar 2021 e në vijim.
Debati në Channel One
RedaktoËshtë një emision politiko-shoqëror, i ideuar, i përgatitur dhe që drejtohet nga gazetari Roland Qafoku. I startuar më 17 janar të vitit 2013 ky emision ruan një pjesë të rëndësishme në tortën e emisioneve politike të këtij lloji në Shqipëri. Ai është emisioni qendror politik dhe më i rëndësishmi në "Channel One TV" dhe ruan në mënyrë të qëndrueshme konkurueshmërinë me emisionet digjitale. Emisioni në fjalë ka karakter politiko-shoqëror dhe rrek temat e ditës më të rëndësishme dhe më të debatuara në vend por edhe të zhvillimeve në rajon dhe botë. Një emision që gjithnjë ka synuar të krijojë veçanti si në temat e zgjedhura dhe në personazhet e ftuar duke mos pasur pjesë të emisionit persona që shkojnë në ekrane të tjerë. Politikanët më të rëndësishëm në vend kanë qenë dhe do të jenë pjesë e këtij emisioni duke pasur një shikueshmëri gjithnjë në rritje. Specifika e emisionit është së pari debati në studio mes personazheve të ftuar në stilin hard talk dhe insertet e veçanta në rubrikën e përhershme “50 fakte dhe foto”. I ftuari dhe tema kalojnë në insert me të gjitha të dhënat që përbëjnë historinë e tij dhe të temës që trajtohet. Përveç politikanëve dhe analistëve, në emision ftohen edhe historianë, personazhe të historisë si dhe personalitete të rralla që kanë impakt te teleshikuesit. Channel One TV
Botime
Redakto- 1. Libri "Historia e 33 kryeministrave të Shqipërisë, nga Ismail Qemali te Edi Rama", 2015, shtëpia botuese "Onufri", Tiranë 2015.
- 2. Libri "100 vrasjet më të bujshme në historinë e shtetit shqiptar 1912-2017", shtëpia botuese "West Print", Tiranë 2017.
- 3. Komunikimi politik i kryeministrave të tranzicionit, tema e diplomës së doktoraturës në Universitetin e Tiranës, 26 korrik 2019.
Publikime shkencore
Redakto- 1. Qafoku Roland,Të persekutuarit përballë persekutorëve, Akademia e Studimeve Albanologjike, Konferencë ndërkombëtare shkencore me temë: Të mohuar nga regjimi, burgjet, sistemi i internim dëbimeve dhe puna e detyruar në Shqipëri 1945-1990, Institui i historisë dhe Autoriteti për informim mbo dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, Tiranë, Botimi Prill 2019. (Mbajtja e konferencës 30-31 tetor 2018)
- 2. Qafoku Roland, "The fake news in Albania", The European Journal of Humanities and Social Sciences 2, Premier publishing, Vienna 2019.
- 3. Qafoku Roland, Elemente të gjuhës dhe kulturës shqipe përballë globalizmit, Lente Sociologjike, Botim i Departamentit të Sociologjisë, Universiteti i Tiranës, Vëllimi III. nr 2, 2013.
- 4. Qafoku Roland, "Analizë e teksteve të shkencave sociale të shkollave të mesme në aspektin komunikativ", Mediologjia, vendi i saj në kurrikulat e arsimit të mesëm si pjesë e edukimit qytetar të rinisë shkollore, Universiteti I Tiranës, Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë, Departamenti I Gazetarisë dhe Komunkimit, Tiranë 2013. Viti VI. Konferenca shkencore “Mediologjia si pjesë e formimit qytetar në arsimin e mesëm të përgjithshëm”, Tiranë 2013.
- 5. Qafoku Roland, "Revista "DITURIA" e Lumo Skendos (Mithat Frasherit)", Historia e medias dhe mediatizimi i historisë, Studime albanologjike, Universiteti i Tiranës, Fakluteti i Historisë dhe Filologjisë, Departamenti i Gazetarisë dhe Komunikimit, V, 2012, Publikim me rastin e konferencës shkencore në 100 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, Tiranë, Nëntor 2012.
- 6. Qafoku Roland, Krimi dhe veprimi antiligjor në transmetimin LIVE, Mediat shqiptarenë tranzicion, Gazetari dhe shkenca komunikimi, Studime Albanologjike, Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë, (Konferencë shkencore), Nëntor 2010. Viti III.
Produksione/Dokumentarë
Redakto- 1. Vrasja e dy biznesmenëve amerikanëve në Mamurras, 2021
- 2. Shqiptarët e Luftës së Dytë Botërore, prill 2014.
- 3. Ismail Qemali që nuk kemi njohur, dokumentar në 100 vjetorin e shpalljes së pavarësisë, 26 nëntor 2012.
- 4. Delegatet dhe firmëtarët e Pavaresisë, nëntor 2012.
- 5. 100 personalitetet shqiptare më me ndikim në 100 vjet shtet, nëntor 2012
- 6. Giovanni Falcone, kur vret mafia, maj 2010.
Vlerësime
Redakto- 20 prill 2019, vlerësim në New York, ShBA, me çmimin “Libri më i mirë” në 110 vjetorin e Federatës Vatra dhe gazetës “Dielli” për librin “100 vrasjet më të bujshme në historinë e shtetit shqiptar”.
- 16 dhjetor 2014, vlerësuar me çmim special për dokumentarin “Shqiptarët e Luftës së Dytë Botërore” të transmetuar si pjesë e emisionit “DEBATI NË CHANNEL ONE”, dhënë nga Unioni i Gazetarëve të Shqipërisë.
- 15 nëntor 2013, dokumentari “Ismail Qemali që nuk kemi njohur”, me autor Roland Qafoku, nominohet për çmimin “Dokumentari më i mirë në 100 vjetorin e pavarësisë” nga Akademia “Kult”.
- Qershor 2009, (Si drejtor i Informacionit ne televizionin "Ora News") Bordi i Monitorimit te Medias vlereson "Ora News" si një nga televizionet më të balancuara gjatë pasqyrimit të fushatës elektorale të partive në zgjedhjet parlamentare.
- Maj 2011, (Si drejtor i infomacionit ne "Ora News"). Bordi i Monitorimit te Medias i ngritur nga KQZ, vlerëson RTV "Ora News" si televizionin më të balancuar, i cili i dha partive politike kohën e përcaktuar me ligj.
- 2007, Vlerësuar me çmim special për essenë më të mirë të botuar në gazetë në konkursin e organizuar për rolin e gruas në shoqërinë shqiptare. Çmimi u dha për essenë me titull “E imja Shota”, të botuar në gazetën “Tirana Observer”.