Rrotullimi i Tokës

(Përcjellë nga Rotacioni i Tokës)
This is the stable version, checked on 28 shtator 2023. 9 pending changes await review.

Rrotullimi i Tokës - Toka rrotullohet rreth boshtit të saj në drejtim perendim-lindje. Ky rrotullim quhet rotacion. Një lëvizje të plotë Toka e kryen për 23 orë, 56 min, 4 sek. Për shkak të formës së rrumbullakët të Tokës, gjatë rotacionit të gjitha pikat nuk rrotullohen me shpejtësi të njëjtë. Ka shumë dëshmi për vërtetësinë e rrotullimit të vërtetë të Tokës. Ndër to janë: forma e elipsoide e Tokës, eksperimenti i Fukos dhe zhvendosja në lindje të trupave gjatë rënjës së lirë (forca e devijimit).+efekti koriolis.

Beni esht boleRrotullimi i Tokës rreth boshtit të vet
Figura e Tokës dhe pozia e sajë.

Përmbledhje

Redakto

Për shkak të rotacionit të Tokës dhe formës se saj të rrumbullakët, në sipërfaqen e saj shkaktohet ndërrimi i ditës dhe natës. Për shkak të formës së saj, shpejtësia e rrotullimit nuk është e njëjtë në të gjitha pikat e Tokës. Kjo shkakton ndërrimin e drejtimit të erërave dhe të rrymave detare.Ne fakt toka e kryen rrotullimin e saj per 23 ore 56 minuta e 4 sekonda. Rrotullimin rreth diellit toka e kryen per 365 dite-nete e 6 ore. Rruga qe pershkon toka rreth diellit quhet orbite. Ajo ka nje gjatesi prej 900 milione km.

Per vertetesine e rrotullimit te tokes rreth boshtit te saj eshte kryer nje eksperiment shume i rendesishem nga shkencetari Leon Fuko. Ai vari nje sfere me mase 28 kg ne nje fill 67 metra te gjate qe te krijonte nje lavjerres. Ai e vari lavjerresin ne kubene e nje ndertese te larte, ne menyre qe sfera te ishte 1 meter mbi dysheme. Me kalimin e kohes sfera kryente mjaft lekundje sepse ishte mjaft e rende. Njerezit verenin lekundjet e lavjerresit.Pas disa lekundjesh duke vrojtuar mbi nje shkallezim, dukej qarte qe ndryshonte drejtimi i lekundjeve te lavjerresit. I vetmi shpjegim ishte se lavjerresi lekundej sipas te njejtit drejtim, por ishte Toka qe rrotullohej nen te

Pse se ndjejme token kur rrotullohet? Ne nuk e ndjejme rrotullimin e Tokes, sepse, ne, atmosfera, trupat qiellore dhe cdo gje tjeter rrotullohen se bashku me Token ne te njejten shpejtesi konstante.

Eshte e njejta ndjesi me ate, kur ne jemi ne nje makine apo duke fluturuar ne Avion. Nje Avion fluturon me rreth 800 kilometra ne ore - pothuajse sa gjysma e shpejtesise se rrotullimit te Tokes ne ekuator. Kur mbyllim syte, ne nuk e ndjejme fare qe jemi duke levizur. Kur nje stjuardese vjen per te na mbushur filxhanin me kafe, kafja nuk fluturon mbrapa avionit. Kjo ndodh per shkak se kafja, filxhani dhe ne levizim te gjithe ne te njejtin rritem si Avioni.

Toka leviz ne nje norme fikse - gjithashtu edhe ne te gjithe levizim se bashku me te. Tani imagjinoni sikur jeni perseri ne nje avion, dhe imagjinoni cfar ndodh nese piloti papritur e rrit ose e ngadaleson shpejtesine e Avionit. Ju menjehere do e ndjeni kete ndryshim sikur po ndodh ne sedilen tuaj. Ne te njejten menyre, nese Toka papritur do ta rriste ose ngadalesonte shpejtesine e saj, ju pa tjeter do ta ndjenit ate.

Per aq kohe sa Toka rrotullohet ne menyre te qendrueshme, dhe leviz ne nje norme konstante ne orbite rreth Diellit, ne si pasagjer te Tokes levizim se bashku me te. Ne qofte se Toka papritmas do te shtonte shpejtesine, ne do te rrezoheshim prapa. Nese Toka do tu pershpejtonte mjaftueshem, pershembull (1 rrotullim ne 1 ore e 20 min) kundrejt 24 oreve (momentalisht), athere ne do te fluturonim jashte siperfaqes saj.

Njerezit e lashte vune re se Yjet, Dielli dhe Hena leviznin te gjitha mbi toke. Per shkak se keta njerez nuk mund ta ndjenin levizjen e Tokes, ata logjikisht e interpretuan kete fenomen duke thene se Toka ishte e palevizshme dhe Qielli ne te vertete leviz fizikisht lart nesh.

Ideja e shkencetearit te lashte Greek, Aristarku, ishte propozimi i nje modeli heliocentrik (Dielli ne qender) te universit. Aristarku ishte shkencetari i pare qe propozoi dicka te tille, por ideja e modelit gjeocentrik (Toka ne qender), u la ne fuqi per nje kohe te gjate. Ishte Nicola Koperniku ai qe bindi boten neshekullit e 16 duke propozuar modelin heliocentrik (Dielli ne qender), dhe duke i treguar te gjitheve se Toka rrotullohet rreth vetes, dhe gjithashtu rrethDiellit.

Shih edhe

Redakto