Rrajca turistike

This is the stable version, checked on 7 qershor 2023. 1 pending change awaits review.

Pamje e Rrajcës si pjesë e Parkut Shebenik - Jabllanicë

Rrajca është një destinacion i preferuar i turistëve vendas dhe të huaj sepse ofron bukuri të jashtëzakonshme natyrore. Pylli i ahut, prej katër vitesh pjesë e trashëgimisë boterore, e mbrojtur nga UNESCO, pjesë e Parkut Kombëtar Shebenik Jabllanicë, po kthehet çdo vit e më tepër në një atraksion turistik. Brenda parkut gjenden mbi 14 liqene akullnajore të vogla me bukuri madhështore, te cilat ndodhen në një lartesi mbi 1900 metra mbi nivelin e detit. Janë Liqenet akullnajore te Rrajces, që e bejnë këtë zone një nga destinacionet e veçanta turistike natyrore që mund të eksplorohen në çdo stinë. Rrajca, perla e Turizmit në Shqipëri dhe në Ballkan. • Rrajca që nga muaji Korrik i vitit 2017 është një zonë strikte që gëzon në Listën e "Trashëgimisë Natyrore Botërore të UNESSCO-s". • Rrajcë në vitet e fundit ne po numërojmë një numër të madh të turistëve të huaj si atyre Franca, Gjermania, Suedia etj, dhe agjensive turistike në Shqipëri. • Rrajca është "Thesari" turistik natyror ku mund të gjeni, Shtëpi mikëpritese, Liqenet Akullnajore (Monument Natyrore), Pyje te Virgjëra ,Shteg për Biçikleta dhe për Hiking, Shkalla e Skënderbeut, Kulla Vrojtimit, Shpella me piktura, Kanionet e Rrajcës, Ujevara, e shumë të tjera destinacione\monumente Kulturore e Natyrore.. • Rrajca bën pjesë në Parkun Kombëtar të Shebenikut, ne Bashkinë Perrenjas. • Për vetem 90 kilometra larg qytetit te Tiranës, gjen tjetër mrekulli të Shqiperisë me Pyjet e Virgjëra dhe Malet Alpine në potencialiet më të bukura turistike.

Njerëzit dhe familjet e njohura

Redakto

Rrajca sipas faqes nga vetë përfaqësuesit e komunitetit rrajcar http://rrajca.blogspot.com ka nje popull, punetor, popull qe ruan dhe trashigon nga brezi ne brez traditen dhe zakonet e fshatit, rrajcaret jane njerez te sakrifices, mikprites dhe arsimdashes. Nder fiset kryesore te popullsise se Rrajces jane, Bogdani, Halili, Karaj, Vasku, Rira, Hallidri, Collaku, Coka, Beqo, Hana, Alla, Cuku, Maliqi, Tarushi, Balla e te tjere. Nga Rrajca, shume familje janë vendosur ne Prrenjas, dhe Tirane, rrajcaret kane emigruar dhe jashtë vendit, deri pertej Atlantikut. Sipas historianit Skender Karaj, disa familje rrajcare, shume vite para clirimit u larguan deri ne Argjentine... por lidhjet me këto familje jane humbur. Nder figurat kryesore te Rrajces, qe mund te permendim ketu ne këtë shkrim janë Artisti i Merituar me origjine nga ky fshat Sadi Halili" vellezerit Karaj, nga Sutaj mjeshter te valleve, letrari dhe poeti Sami Bogdani Nga pena Shqipe e Rrajces,Prof.Seladin Bogdani,Profesor,Historian dhe drejtues i komunes Rrajce. kemi dhe poeten Mimoza Vasku, Shpetim Bozha, apo poeti letrar i teksteve te bukura te kengeve rrajcare, Xhevair Rira. Kohet e fundit eshte afirmuar si perkthyes dhe botues librash dhe mesuesi i gj. Frenge Fari Lacka.

Ekosistemet

Redakto

Pershkrimi biologjik i ekosistemit te zones malore Rrajce sipas specialistit të Agro-mjedisit dikur agronom ne fshatin Rr. Skenderbe, z. Ali Coka perpunuar nga Lulzim Rira thotë se Zona e mbrojtur e Rrajces, ben pjese ne parkun kombetar, malor-Shebenik-Jabllanice". Kjo zone si krahine malore qendrore me vone eshte rajonizuar si pjese juglindore ne teritorin e Shqiperise. Malet dhe kodrat e kesaj zone kane pak a shume te njejten lartesi mbi nivelin e detit, te cilat nderpriten nga disa perrenj e lugina, kjo ka bere qe terreni ne keto bjeshke te jete i thyer dhe mjaft i ashper. Zona natyrore e mbrojtur e Rrajces, ndodhet ne komunen e Rrajces te rrethit Librazhd. Siperfaqja totale 4700 Ha (1ha = 10.000 m²).

Territori

Redakto

Siperfaqe pyjore 3680 ha, Sip... kullosore 930 ha, Sip. ujore 10 ha dhe sip shkembore 80 ha. Zona e mbrojtur perfshin malin e Shebenikut dhe një pjese te malit te Jabllanice- Belice te cilat nderpriten nga lumi ose perroi qe bashkon ujerat e ketyre bjeshkeve, këto ujera pasi grumbullohen, kalojne poshte fshatit Bardhaj, ku devijojne dhe marrin drejtimin e Bushtrices ku bëhen pjese e lumit Shkumbin. Maja me e larte e zonës ajo me kuote 2262 m- e Reshpes, kuota 2251 m- maja e Shebenikut, 2194 m- maja e Fursit, 2137 m -maja e Dupkes, 2050 m- maja e Buturakut, dhe 2029 m- kuota me e ulet e perroit te Peshkut, e lugines se perroit te Artinit dhe lugina e perroit te Skalaves. Sipas studimeve gjeologjike zona e mbrojtur ben pjese ne zonen tektonike Gramoz-Mirdite. Shkembinjte kryesore jane serpentinitet dhe baziket qe bejne pjese ne masivin e Shebenikut, qe ndodhen ne anen e majte te lumit te Bushtrices dhe gelqeroret, shkembinj sedimentare te masivit te Jabllanices, qe ndodhen ne anen e djathte te ketij lumi ose ne lindje te zones. Ne sasi te pakta ka dhe depozitime aluvionale.

 

Ne kete zone takohen dy tipe tokash. Toka e murrme pyjore qe zene 82% te siperfaqes. Toka kafe te kuqerremta qe zene 18 % te siperfaqes. Tokat e murreme pyjore zene pjesen me te madhe te siperfaqes, jane toka me thellesi mesatare, legusha shkon 2–5 cm ne shumicen e rasteve e dekompozuar. Ne keto toka jane instaluar pyjet e Ahut, te Pishes, te Bredhit e Meshteknes. Tokat kafe te kuqerremta, zene pjesen me te vogel te siperfaqes, ato jane kryesisht toka te ceketa, pa legushe mbi te cilat jane instaluar pyjet e Lisit/Dushkut dhe shkurret ku midis tyre rritet dhe Dellinja e kuqe dhe e zeze dhe bushi. Ne kete zone malore, gjendet gjithashtu Caji i malit, Sherebela, Dafina, Trendelina, Kacia, Zgorrofeta, Zambaku dhe lule te tjera. Ne luginen e Kovanikut, rritet shume dhe Trendafili i eger-Rose Hips, manat e Ferres, si dhe pema frutore e Thanes.

Klima dhe sistemi-Hidrik i zones

Redakto

Zona e mbrojtur ben pjese ne zonen klimatike mesdhetare malore, nenzona mesdhetare malore -lindore. Mbizoterojne ererat qe fryne nga veriu dhe veri-lindja. Temperaturat mesatare vjetore ne pjesen e ulet 7-10 °C, ne pjesen e larte 2-6 °C. Minimalet absolute te temperatures levizin nga - 10 deri -15 °C, ne dimra shume te ftohte temp zbret deri ne -20 °C. Sasia vjetore e reshjeve shkon 1300–1800 mm, trashesia e debores ne zonen e ulet shkon deri ne 60 cm, ne zonen e larte shkon ne 2 m, dhe ne vende te vecanta deri ne 3 m. Zona natyrore e mbrojtur, ndodhen ne basenin uje mbledhes te lumit te Bushtrices, i cili ne kete zone ka prurje te medha, gjatesia totale mbrenda zones eshte 18,5 km dhe 7 km jasht saje deri sa derdhet ne Shkumbin. Ne zallin e lumit te krijuar nga gerryerja e tokes gjendet bimesia si rrapi dhe shelgu etj. Ajo qe e ben te vecante kete lume eshte prania e ujerave te pasterta e te embela, duke krijuar ambjentin e jeteses se Troftes (salmo truta) se malit dhe te Lunderezes (lunderza, lutra). Te dyja speciet rrezikohen per tu zhdukur ne kete zone. Perrenjte kryesore qe derdhen ne lumin e Bushtrices jane, perroi i Moraves, i Kunjit, perroi i Peshkut, perroi i Artinit, perroi i Skalaves dhe perroi i Shurit te Zi. Liqenet e Rrajces, ne Likopather.

 

Liqenet

Redakto

Ne kete zone ndodhen 8 liqene ne shpatin lindor te malit te Shebenikut. Jane liqene te vendosur ne fundin e nje kompleksi akullnajor, ata jane te ndare njeri nga tjetri me depozitime moremike dhe shkembinj njerresore. Thellesia e liqeneve shkon disa metra, ato kane uje te ftohte dhe shume te paster. Gjate dimrit liqenet ngrijne ne sipërfaqe shtrese te forte akulli, mbi te cilen bie debora deri kur fillon shkrirja e akullit ne pranvere. Keto liqene kane bukuri te rralla natyrore. Tre liqene qe njihen me emrin liqenet e Rrajces kane siperfaqen me te madhe, ato ndodhen ne shpatin lindor te Shebenikut, poshte majes se Fursit.

Vija e madhe

Redakto

Vija e madhe siç e quajnë dhe rrajcaret, e ndërtuar nga mjeshtra Rrajcare rreth viteve 1840. Ne krye te saj ajo fillon me pjesën qe quhet Vija e Peshkut dhe ku vihet re qarte vjetersia dhe mjeshteria e ndetimit.

 

Etnografia rrajcare

Redakto

Para viteve `90 ne Rrajce sipas studiuesit Ali Coka ka pasur një muze ku qe ne hyrjen kryesore dukej se te përshëndeste një burrë me veshjet popullore te Rrajces dhe një nuse me kesulen, te mbushur me shahina e rupa te argjendte, xhybeja e qëndisur me te, kjo nga mjeshtera popullore vendase, këmisha e holle pala-pala e bardhe si dëbora, rrypi me xhixha qe vendosej mbi skutën e bardhe ; nuset dhe te zeze ; plakat, jeleku me sumbulla me tre -kater rrjeshta sumbulla sic I quanin vendasit keto me ngjyra te ndryshme. Dhe anësoret te paisura me fije Argjendi. Jeleku me pare, dhe raftet qe mberthehen poshte gjoksit qe gjate kercimit ne valle na japin tinguj me ritmin e saje. Xhoka e perpunuar me shajak qe prodhohej nga vendasit. Qesikja me sfond te bardhe ne mes dhe fije ngjyre vishnje te leshuar poshte. Peshtemalli, vendosej ne nje krah te mesit anash dhe poshte xhybes. Jo pak ne sy biejn corapet e leshit te grave te cilat punnohen me shtize nga vendasit para nngjyrosjes se fijeve te leshit te tjerre me kujdes nga gra te moshuara me furkën e përgatitur enkas për te dhe boshtin e gedhendur prej druri ahu ose bredhi.

 

Nje element tjetër janë dhe opingat prej lëkure lope te rregjur paraprakisht me kripe. Keto thureshin nga vete grate vendase me rripa te holle e beheshin rretera, keshtu quheshin. Pra sic shihet kostumi rrajcar kerkon nje staf te tere zanatcijsh per tu pergatitur. Kjo tregon se artizanati ne Rrajce (Kostrican) sic quhej ne kohen e qyteterimit ilir ka qene I zhvilluar. Mandej nuk mund te quhej katund nje zone po nuk kishte mullirin, kovachanen, dhe nje tregetar qe me rrte e dergonte mallra jashte tij.

 

Por Rrajca shquhej dhe per kuvendin e burrave ku e dhe sot quhet nje vend ne Rrace –sutaj kuvend ku mlidheshin burrat dhe djegnin merite sic e pershkruan mesuesi ishquar I kesaj zone Sami Bogdani

Referime

Redakto

bksh.al Selaudin Bogdani vepra studimore