Rregullat e Festivalit Evropian të Këngës
Përpara çdo edicioni të Festivalit Evropian të Këngës (shkurt Eurovizion) prodhohet një listë me rregulla dhe detyrime që secili transmetues duhet t'u bindet. Këto rregulla janë hartuar nga organizuesi i festivalit, Bashkimi Evropian i Transmetuesve (anglisht: European Broadcasting Union, EBU) dhe miratuar nga grupi i referencës së festivalit. Ato përshkruajnë se cilat këngë mund të konsiderohen të pranueshme për hyrje, formatin e festivalit, sistemin e votimit të përdorur për të zgjedhur një fitues të tij, mënyrën se si rezultatet e këtij votimi i prezantohen audiencës televizive, vlerat e përgjithshme të festivalit dhe shpërndarja dhe të drejtat e transmetimit përmes televizionit, radios dhe shërbimeve të transmetimit.
Që nga edicioni i parë në vitin 1956, rregullat kanë ndryshuar me kalimin e kohës.
Formati i përgjithshëm
RedaktoFestivali Evropian i Këngës është një konkurs ndërkombëtar muzikor i mbajtur mes transmetuesve anëtare në Bashkimin Evropian të Transmetuesve (EBU). Secili transmetues pjesëmarrës regjistron një këngë origjinale duke përfaqësuar shtetin e tyre përkatës që performohet drejtpërdrejt në televizion dhe radio, dhe transmetuar tek të gjithat përmes rrjetet Eurovision dhe Euroradio të EBU-së, me nikoqir njërin nga transmetuesit pjesëmarrës në një auditorium të qytetit mikpritës. Pas të gjitha hyrjeve, secili shtet pjesëmarrës voton për performancën e tyre të preferuar nga shtetet e tjera, dhe kënga që ka marrë më së shumti votat në fund të programit shpallet fituesi.[1]
Që nga viti 2008, secili konkurs përbëhet prej tre shfaqjeve televizive të mbajtura përgjatë një jave në maj. Dy gjysmëfinale mbahen në të martën dhe të enjten e "javës së Eurovizionit", duke pasuar një finale e madhe të shtunën e asaj jave.[2] Të gjithë transmetuesit pjesëmarrës garojnë në njërën prej dy gjysmëfinaleve, me përjashtimin e transmetuesit nikoqir të atij viti (ose kampionit mbrojtës nëse një transmetues tjetër është nikoqir për shkaqe të paparashikuara) dhe "Pesëshes së Madhe" —transmetuesit nga Franca, Gjermania, Italia, Spanja, dhe Mbretëria e Bashkuar— që marrin një pozitë të fiksuar në finale si kontribuesit më të mëdhenj financiarë të garës.[3][4] Të gjithë pjesëmarrësit e mbetur ndahen në mënyrë të rastësishme përgjatë dy gjysmëfinaleve, dhe 10 këngët me pikët më të mëdha në secilën gjysmëfinale kualifikohen për finalen e madhe; pra gjithsej 26 këngë marrin pjesë në finale çdo vit përveç nëse edhe nikoqiri është pjesë e "Pesëshes së Madhe", me ç'rast garojnë 25 këngë në finale.[1]
Votat që secili shtet i jep për ta përcaktuar fituesin përbëhen prej dy pjesëve: teleshikuesit dhe dëgjuesit e radios në secilin shtet mund të votojnë për këngën e tyre të preferuar përmes telefonit dhe SMS-së ose duke votuar përmes aplikacionit zyrtar të Eurovizionit, me të gjitha votat e mbledhura për ta krijuar një "top 10-she" publike për atë shtet; një juri e përzgjedhur e pesë profesionistëve të muzikës caktohet nga transmetuesi i secilit shtet, që rendit të gjitha këngët në shfaqje për ta vendosur "top 10-shen" e tyre.[5] Pastaj, secili shtet jep dy palë pikësh duke përfaqësuar votën publike dhe atë të jurisë, me secilën palë duke përfshirë pikët 1-8, 10 dhe 12, ku kënga e renditur më së larti merr 12 pikë.[1] Kualifikimet e gjysmëfinaleve vendosen plotësisht nga vota publike.[6]
Konkursi është një ngjarje jofitimprurëse, duke u financuar çdo vit përmes një pagese obligative të pjesëmarrjes nga secili transmetues pjesëmarrës, që dallon nga shteti sipas madhësisë dhe shikueshmërisë, ashtu edhe prej kontributeve nga transmetuesi e qyteti nikoqir, dhe të ardhurat komerciale prej sponsorëve të garës, shitjes së biletave për eventet live, të ardhurat nga televotimi, dhe mallit komercial.[7]
Referime
Redakto- ^ a b c "How it works – Eurovision Song Contest" (në anglisht). Eurovision Song Contest. 15 janar 2017. Marrë më 27 shkurt 2021.
- ^ LaFleur, Louise (27 shkurt 2020). "Rotterdam to host Eurovision 2020!" (në anglisht). Eurovision Song Contest. Marrë më 9 korrik 2020.
- ^ "Eurovision 2019: Five lessons learned". BBC News (në anglisht). BBC. 19 maj 2019. Marrë më 27 shkurt 2021.
{{cite web}}
: Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja) - ^ Waterson, Jim; Allegretti, Aubrey (2022-07-25). "UK to host Eurovision song contest in 2023 on behalf of Ukraine". The Guardian (në anglisht). ISSN 0261-3077. Marrë më 2024-05-27.
- ^ "Eurovision Song Contest: Rules". ebu.ch (në anglisht). European Broadcasting Union. 12 janar 2017. Arkivuar nga origjinali më 26 gusht 2022. Marrë më 27 shkurt 2021.
{{cite web}}
: Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja) - ^ "Voting changes announced for Eurovision Song Contest 2023" (në anglisht). Eurovision Song Contest. 22 nëntor 2022. Arkivuar nga origjinali më 22 nëntor 2022. Marrë më 22 nëntor 2022.
{{cite web}}
: Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja) - ^ "FAQ – Eurovision Song Contest" (në anglisht). Eurovision Song Contest. 12 janar 2017. Arkivuar nga origjinali më 22 shkurt 2021. Marrë më 27 shkurt 2021.
{{cite web}}
: Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja)