Rrethimi i Shkodrës (Marin Barleti)
Rrethimi i Shkodrës është një libër i shkruar nga prifti dhe historiani shkodran Marin Barleti, mbi rrethimin osman të Shkodrës më 1478, prirë personalisht nga Mehmeti II dhe për qëndresën e përbashkët venedikase e arbërore. Libri gjithashtu trajton rrethimin e 1474. U botua për herë të parë në Venecia më 1504 në latinisht, me titullin De obsidione Scodrensi. Barleti ka qenë dëshmitar okular i ngjarjeve.
Përmbajtja
RedaktoShënimi hyrës
RedaktoLibri nis me një shënim hyrës për dozhën e Venedikut, Leonard Loredanin, ku Barleti i shpjegon arsyet se pse e shkruajti librin. Më tej libri organizohet në tre kapituj të quajtur "libra".
Libri i parë
RedaktoLibri i parë dhe më i shkurtëri shtjellon mbrapavijën historike të turqve, sulltanëve Osmanë dhe qytetit të Shkodrës.
Libri i dytë
RedaktoLibri i dytë dhe më i vëllimshmi trajton përpjekjet e dështuara të sulltan Mehmetit për ta pushtuar Shkodrën më 1474 dhe vijon me një kronikë të imtësishme të rrethimit të dytë më 1478.
Referimet
RedaktoNga referimet qe jane ne vepren "Historia e Skenderbeut" mund te kuptojme se se kultura persiane ka pasur edhe karakter universal.