Rufi Osmani
Rufi Osmani, (20 gusht, 1960), është ekonomist, intelektual dhe ish përfaqësues politik shqiptar në Maqedoni, dy mandate i zgjedhur si kryetar i komunës së Gostivarit si dhe tre herë ka fituar mandat deputeti në parlamentin e Republikës së Maqedonisë.
Lindi | 20 gusht 1960 |
---|---|
Vdiq | jeton |
Kombësia | shqiptar |
Profesioni | ekonom politikan |
Jeta
RedaktoU lind në qytetin e Gostivarit. Në Universitetin e Prishtinës, si student i dalluar, mbaron studimet në fakultetin Ekonomik në vitin 1983. Në vitin 1998 i regjistron ndërsa në janar të vitit 2002 i përfundon me sukses studimet pasuniversitare dhe merr titullin magjistër i shkencave ekonomike. Në janar të vitit 2005 mbron me sukses tezën e doktoraturës me temë “Bashkëpunimi i Shqipërisë dhe Maqedonisë me Fondin monetar ndërkombëtar dhe Bankën botërore, një analizë krahasimore” dhe merr titullin doktor i shkencave ekonomike.
Më vitin 1994 zgjidhet deputet në Kuvendin e Maqedonisë. Dy vite më pas jep dorëheqje nga posti i deputetit pasi kandidohet dhe zgjidhet kryetar i Gostivarit, post të cilin me ndërprerje e ushtron deri në prill të vitit 1998. Pas plotë 6 muajsh rezistence institucionale dhe demokratike në funksion të legalizimit të flamurit kombëtar shqiptarë, me rastin e ngjarjeve tragjike të 9 korrikut të vitit 1997 arrestohet dhe dënohet me 14 vite burg, gjegjësisht 7 vite burg në instancën e dytë gjyqësore. Pas miratimit të Ligjit për amnisti në vitin 1999 lirohet nga burgu duke kaluar afërsisht 2 vite në burgjet e Maqedonisë.
Që nga themelimi i Universitetit të Tetovës në vitin 1994 ka qenë i kyçur në strukturat e financimit dhe në procesin mësimdhënies si ligjërues deri në vitin 2003. Aktualisht ligjëron në Universitetin e Evropës-Juglindore në Tetovë. Rufi Osmani njihet si ekonomist i shquar. Ne zgjedhjet e 22 marsit 2009 u zgjodh për Kryetar të komunës së Gostivarit.
Në zgjedhjet e 5 qershorit 2011 zgjidhet deputet por refuzon mandatin dhe vazhdon detyrën në Krye të komunës së Gostivarit.
Në zgjedhjet e 27 prillit 2014 fiton mandatin e deputetit për të tretën herë por e refuzon mandatin shkaku i parregullsive.
Botimet
RedaktoKa të publikuar me shumë punime profesionale, shkencore dhe publicistike në revista lokale dhe rajonale nga lëmia e ekonomisë, politikës dhe arsimit. “Mendimi alternativ politik dhe ekonomik“ është libri i tij i parë. Ndërsa, "Kontabiliteti menaxherial" është libër universitar i prof.dr.Rufi Osmanit. Specializimi i ngushtë në bazë të përvojës profesionale lidhet me financë dhe kontabilitet ndërsa në të hulumtimeve shkencore me financat ndërkombëtare dhe tranzicionin ekonomik.