Rusenica
Rusenica është vendbanim i rrëqebullit ballkanik (Lynx lynx balcanicus), i cili është lloj i rrallë dhe i rrezikuar. Gjendet në brendi të Parkut Kombëtar “Sharri”, në Komunën e Suharekës, dhe është Rezervat i Mbrojtur i Natyrës me sipërfaqe të mbrojtur 300 ha. Rezervati është shpallë në vitin 1955, me qëllim të mbrojtjes së vendbanimit të rrëqebullit. Rusenica karakterizohet me shkëmbinjtë gëlqerore dhe dy bashkësi pyjore: pyjet e ahut dhe bredhit (Abieti-Fagetum) dhe pyjet e ulëta të mëllezës dhe frashrit të zi (Orno-Ostryio carpinetum). Ky lokacion është i rëndësishëm edhe nga aspekti floristik, ku nga llojet e tjera bimore duhet veçuar praninë e llojeve endemike: burnumullera (Burnmullera dieckii), panja e maleve (Acer heldreichii), etj.[1]
Rusenica | |
---|---|
IUCN kategoria Ia (rezervat strikt natyror) | |
Shteti | Kosova |
Komuna | Suharekë |
Sipërfaqja | 300 ha |
Krijimi | 1955 |
Burimi
Redakto- ^ "RAPORT PËR GJENDJEN E NATYRËS 2010 - 2014" (PDF). ammk-rks.net. Prishtinë: MINISTRIA E MJEDISIT DHE PLANIFIKIMIT HAPESINOR. 2015. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 10 shtator 2016. Marrë më 1 qershor 2016.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)