Shkëlqim Hoxha
(Përcjellë nga SHkelqim Hoxha)
Shkëlqim Hoxha ka lindur më 10/05/1969 në Kavajë.
Gjatë viteve 1987-1991 ka përfunduar studimet universitare për Ekonomi.
Në vitet 1991-2005 është angazhuar si sipërmarrës dhe administrator në biznes privat. Po ashtu, pas vitit 1991, ka qënë i angazhuar me Partinë Demokratike në degën e Brukselit.
Më pas, në vitin 2005 është rikthyer në Shqipëri dhe ka patur një aktivizim maksimal në politikën vendase. Nga viti 2005 deri në vitin 2013 ka mbajtur rolin e Drejtorit të Përgjithshëm të Ministrisë së Financave.
Shkëlqim Hoxha ka kandiduar në vitin 2013 dhe 2017 për deputet dhe kandidon në zgjedhjet lokale 2023 për kryetar në Bashkinë e Rrogozhinës.