Sabile Keçmezi–Basha (Koretin, 1954) është historiane dhe akademike shqiptare.

Biografia

Redakto

U lind në Koretin të Dardanës, ku kreu shkollën fillore, ndërsa gjimnazin e kreu në Dardanë. Më 1977 ajo mbaroi Fakultetin e Shkencave Politike në Beograd. Vazhdoi studimet pasuniversitare në Degën e Historisë të Universitetit të Prishtinës ku dhe doktoroi më 1984.[1]

Botoi mbi 300 njësi bibliografike zhanresh të ndryshme për të cilat mori shumë mirënjohje, shpërblime dhe çmime letrare. Mori pjesë në tubime të ndryshme shkencore në Kosovë dhe jashtë saj. Ishte redaktore përgjegjëse për hapësirën etnike shqiptare në territorin e ish-Jugosllavisë në revistën Bota shqiptare, që botohej në Tiranë (1991-1993).[1]

Qysh nga fëmijëria shkruan poezi e prozë për të rritur dhe për fëmijë. Më 1987, në “Akordet e Kosovës”, u shpërblye me “Pendën e Artë” për tekstin më të mirë të Akordeve. Është anëtare e Kryesisë së Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës. Në vitin 2001-2004 ishte deputete e Parlamentit të Kosovës. Aktualisht merret me problemet historiko-politike të kohës më të re. Që nga viti 1978 punon në Institutin e Historisë “Ali Hadri” të Kosovës.[1]

Historike

Redakto
  • Zhvillimi historik i PKJ-LKJ-së në Kosovë më 1945-1966 (nga viti 1945 deri te Plenumi i Brioneve), Instituti i Historisë, Prishtinë, 1987.
  • Lëvizja ilegale patriotike shqiptare në Kosovë më 1945-1948, Prishtinë 1998 ribotuar në Shkodër, 199.
  • Organizatat dhe grupet ilegale në Kosovë 1981-1989, Prishtinë, 2003.[2]
  • Shtypi ilegal shqiptar në Kosovë (1945-1999), I , Prishtinë, 2009, 570 f.
  • Të burgosurit politikë shqiptar në Kosovë 1945-1990, Logos-A, Shkup, Prishtinë, Tiranë, 2010, 600 f.
  • Kosova në shtypin e mërgatës shqiptare (1945-1990) II (Lajmëtari i Lirisë; Përpjekja Kosovare)”, Libri Shkollor, Prishtinë 2011, 303 f.
  • Kosova në shtypin e mërgatës shqiptare (1945-1990), III , (Qindresa Shqiptare; Krahu i Shqiponjës; Kosovarja e Re )”, Libri Shkollor, Prishtinë 2011.[3]
  • Kontributi atdhetar i Hyrije Hanës, Libri Shkollor, Prishtinë 2011.
  • Ekspozitë “Shtypi i Lëvizjes Kombëtare Shqiptare (1945-1999), 26 nëntor, 2012. Kuvendi Komunal-Gjilan.
  • Sulejman Krasniqi - Veprimtaria atdhetare, Shoqata e të Burgosurve politik, Prishtinë, 2012.
  • Vlerësime politiko-historike, Brezi’81, Prishtinë, 2012.
  • Veprimtaria atdhetare ilegale në Anamoravë 1945-1968, I. Instituti i Historisë, Prishtinë, 2013.[4]
  • Programet politike të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare 1878-1990, Instituti i Historisë, Prishtinë, 2013.[5]
  • Kosova 1945-1990, (Vështrim historiko-politik), Instituti i Historisë, Prishtinë, 2016.
  • Formimi dhe veprimtaria e NDSH-së - Procesi gjyqësor i Prizrenit, 1946, Instituti i Historisë, Prishtinë, 2018.
  • Ngjarjet, dëshmitë dhe identiteti kombëtar, Instituti i Historisë, Prishtinë, 2018.
  • Ballafaqim me dëshmitë historike, Instituti i Historisë, Prishtinë, 2018.
  • 40-Vjet veprimtari shkencore (Biografia dhe bibliografia), Prishtinë, 2018.
  • Këmisha e Atdheut, 2013.
  • Metaforë iberike, 2011
  • Kujtesën e ka kapur skleroza, 2011
  • Nusja e gurtë, 1989
  • Kohë epileptike, 1996
  • Dy lule ka mami, 1993
  • Ëndrrat e trishta, 2000
  • Hadi (dramë), 2005
  • Nata pa kornizë, 2008
  • Malli për Itakën, 2008
  • Anatomia Iubirii, 2009
  • Kodi i pritjes, 2010
  • Në klasën e parë, 2016
  • Testament, 2018
  • Beni e qenushi, 2018
  • Çka do pritja pa mua, 2018[6][7]

Bashkautore në veprat shekncore

Redakto

1. Bashkëautor, 100 Vjetori i Shkollës Shqipe të Vashave në Prizren, Keçmezi-Basha, Sabile, Karakteri kombëtar i shkollës së parë shqipe për vasha, faqe, 45-50, Prishtinë, 1993

2. Instituti i Historisë së Kosovës- Prishtinë; Instituti për Historinë Bashkëkohore- Beograd; Këshilli për botimin e monografive-Mitrovicë : Klasa punëtore e Mitrovicës dhe rrethinës në lëvizjen Punëtore-Komuniste, Revolucionin socialist dhe ndërtimin socialist ,(Simpozium i mbajtur në Mitrovicë 19-21 maj 1978), Keçmezi-Basha, Sabile, Gjendja organizative e PKJ-së në Mitrovicë dhe rrethinë më 1945-1948, f. 577-581.

3. Feja, Kultura dhe Tradita islame ndër shqiptarët (Simpozium ndërkombëtar i mbajtur në Prishtinë, më 15, 16 Tetor 1992), Prishtinë 1995, Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës, Redaksia e botimeve historike, Sabile Keçmezi-Basha, Roli i gruas në Lëvizjen Kombëtare Shqiptare, 539-542, f.

4. Akademia e Shkencave dhe Arteve e Kosovës “Gjenocidi dhe aktet gjenocidale të pushtetit serb ndaj shqiptarëve nga kriza lindore e këndej (Me vështrim të veqantë mbi burimet serbe të fakteve); Genocid and acts of genocide of Serbian regime on Albanians since eastern crisis hitherto (With special observation on Serbian sources of data), Prishtinë, 1995, Keçmezi-Basha, Sabile, Aktet gjenocidale të UDB-es ndaj anëtarëve të organizatave ilegale shqiptare në Kosovë pas vitit 1945, (Genocide acts of UDB against the members of albaniean illegal organizations in Kosova after 1945, f. 189-195.

5. Dëbimet e shqiptarëve dhe kolonizimi i Kosovës (1877-1995), Instituti i Historisë, 1997, Keçmezi-Basha, Sabile, Format dhe mënyrat eshtypjes me qëllim të shpërnguljes dhe asimilimit, 59-60 f.

6. Dëbimet e shqiptarëve dhe kolonizimi i Kosovës (1877-1995), Instituti i Historisë, 1997, Keçmezi-Basha, Sabile, Mbyllja e institucioneve të arsimit, shkencës, kulturës dhe shëndetësisë, 80-82 f.

7. Dëbimet e shqiptarëve dhe kolonizimi i Kosovës (1877-1995), Instituti i Historisë, 1997, Keçmezi-Basha, Sabile, Eksodi masiv, pasojv e shtypjes dhe e terrorit serb, 83-86 f.

8. Instituti i Historisë- Prishtinë, 1998, Isa Boletini dhe koha e tij, Keçmezi-Basha, Sabile, Portreti i nënës së Isa Boletinit ( The portrait of Isa Boletini’s mother, f. 161-170.

9. Instituti i Historisë , Prishtinë, 2003; Shotë Galica heroinë e kombit, Keçmezi-Basha, Sabile, Fëmiria dhe rinia e Shotë Galicës, f. 153-161.

10. Instituti i Historisë, Prishtinë, 2003, Jeta dhe vepra e Idriz Seferit, Keçmezi-Basha, Sabile, Kontributi atdhetar i familjes Seferi në Luftën për çlirim komb]tar, f. 31-41.

11. Universiteti i Tiranes&Instituti i Historisë-Pavaresia e Shqiperise dhe sfidat e shtetit shqiptar gjate shek. XX. Tirane, 2007, Keçmezi-Basha, Sabile, Pavarësia e Shqipërisë, pike referimi për veprimtarinë ilegale ne Kosove (1945-1990),f. 351-364.

12. Instituti i Historisë-Prishtinë, Ali Hadri, jeta dhe vepra, Keçmezi-Basha, Sabile, Akademik Ali Hadri në mbrojtje të simboleve kombëtare, f. 183-190, Prishtinë, 2009.

13. Instituti i Historisë, Prishtinë, Lidhja Shqiptare e Prizrenit 1878-1881, Prishtinë, 2011, Keçmezi-Basha, Sabile, Lidhja Shqiptare e Prizrenit në Programet e Organizatave ilegale shqiptare në Kosovë (1945-1990), f. 349-361

14. Gjilani me rrethine, Kuvendi Komunal- Gjilan, 2012, Keçmezi-Basha, Sabile, Format e rezistencës së popullatës në Komunën e Gjilanit gjatë sistemit komunist (1945-1990) f. 197-248.

15. Qendra e studimeve Albanologjike, Instituti i Historisë: 100 vjet pavarësi, Aktet e Konferencës Shkencore Ndërkombëtare, Tiranë, më 26-27 nëntor 2012 Vëllimi II, Botimet Albanologjike, Tiranë, 2014, Keçmezi-Basha, Sabile, Evoluimi i kërkesave të Lëvizjes Ilegale Shqiptare në Kosovë për Bashkim Kombëtar, f. 311-319.

16. Instituti i Historisë “Ali Hadri”- Prishtinë& Qendra e Studimeve Albanologjike, Instituti i Historisë, Tiranë; SHQIPTARËT GJATË LUFTËS SË DYTË BOTËRORE (Përmbledhje studimesh), Keçmezi-Basha, Sabile, Tema: Karakteri kombëtar i Programit të Lidhjes së Dytë të Prizrenit, 1943, f. 171-191, Prishtinë, 2014.

17. Instituti i studimeve të Historisë ushtarake, Tiranë, 8 (2014) 2, STUDIME PËR HISTORINË USHTARAKE, Keçmezi-Basha, Sabile, Shqipëria pikë referimi për forcat nacionaliste në Kosovë 1944-1945, f. 136-163.

18. Instituti i Historisë “Ali Hadri: Prishtinë& Instituti i Historisë, Tiranë & Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e kulturore të shqiptarëve- Shkup; ISA BULETINI NË LËVIZJEN KOMBËTARE SHQIPTARE, Keçmezi-Basha, Sabile, Trajtimi i figurës së Isa Boletinit në historiografinë shqiptare, f. 37-47, Prishtinë, 2015.

19. Instituti i Historisë “Ali Hadri”-Prishtinë & Komuna e Skenderajt: Ripushtimi Jugosllav i viseve shqiptare dhe Lufta e Drenicës (1944/1945), Keçmezi-Basha, Sabile, Kuvendi i Prizrenit dhe vendimet e tij (8-10 korrik 1945), f. 19-29, Prishtinë, 2016

20. Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve – Shkup & Instituti i Historisë “Ali Hadri” – Prishtinë, 70−vjetori i kongresit II (IV) të NDSH−së në Shkup, Konferencë shkencore, 1 qershor 2016), Shkup, 70-ГОДИШНИНАТА ОД II (IV) КОНГРЕС НА НДШ ВО СКОПЈЕ, (Научна конференција, 1.6.2016, Скопје), 70th ANNIVERSARY OF CONGRESS II (IV) THE NDSH IN SKOPJE, (Scientific Conference, 1.6.2016,Skopje)- 16 -, Shkup 2017, Keçmezi-Basha, Sabile, Formimi dhe veprimtaria e organizatës Nacional−Demokratike Shqiptare në Kosovë, f. 11-26.

21. Veprimtaria atdhetare dhe intelektuale e Adem Demaçit, Keçmezi-Basha, Sabile, Programi i Lëvizjes Revolucionare për Bashkimin e Shqiptarëve; Prishtinë, 2016, 177-190.




lidhje të jashtme

Redakto

Referime

Redakto
  1. ^ a b c "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 22 janar 2020. Marrë më 16 shkurt 2019. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  2. ^ "Sabile Keçmezi – Basha, Organizatat dhe grupet ilegale në Kosovë 1981-1989 (sipas aktgjykimeve të gjykatave ish-jugosllave). Prishtinë: Instituti i Historisë, 2003, 346 f". Arkivuar nga origjinali më 22 janar 2020. Marrë më 16 shkurt 2019. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ http://www.zemrashqiptare.net/news/20843/teuta-shala-libra-te-rinj-nga-prof-dr-sabile-kecmezi-basha.html
  4. ^ "Sabile Keçmezi-Basha, Veprimtaria atdhetare ilegale në Anamoravë: 1945-1968, I. Prishtinë: Instituti i Historisë , 2013, 403 f." Arkivuar nga origjinali më 22 janar 2020. Marrë më 16 shkurt 2019. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ "Sabile Keçmezi-Basha, Programet politike të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare 1878-1990. Prishtinë: Instituti i Historisë, 2013, 429 f." Arkivuar nga origjinali më 22 janar 2020. Marrë më 16 shkurt 2019. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  6. ^ SABILE KEÇMEZI - BASHA Antologjia e poezisë shqipe
  7. ^ https://lidhjashk.com/team/sabile-kecmezi-basha/ Arkivuar 22 janar 2020 tek Wayback Machine Botimet letrare