Sabri Peqini futbollist shqiptar, i lindur më 15 dhjetor 1926 në Belsh. Ai ishte dëshmia e kampionatit të parë të fituar nga Dinamo në futboll në vitin 1950, si dhe autori i golit të parë zyrtar të klubit të njohur kryeqytetas. Ai u shpall 4 herë kampion kombëtar me skuadrën e Dinamos, në vitet 1950, 1951, 1952, 1953, me të cilët luajti për 4 sezone, dhe 5 herë të tjera fitues i Kupës së Republikës, në vitet 1950, 1951, 1952, 1953, 1954. Pas karrierës si futbollist, Sabri Peqini ndërmori atë të trajnerit, duke shpallur sërish Dinamos kampione në sezonin 1974-75, si dhe duke fituar “Spartakiadën” po në atë vit. Gjithashtu Peqin ka qenë edhe pjesë e Kombëtares, ku ka zhvilluar 3 ndeshje. U nda nga jeta më 14 mars 2021.