Sabri Shefki Toçi
Piloti Sabri Shefki Toçi i datëlindjes 12.10.1942 u lind në fshatin Cernez të Dibrës, ka mbaruar Shkollën e Aviacionit Vlorë në vitin 1966dhe është emëruar pilot në Regjimentin e Aviacionit Rinas në tetor 1966. Nga prilli i vitit 1969 deri në dhjetor 1970 ka kryer detyrën e instruktorit fluturues në Shkollën e Aviacionit duke përgatitur dy breza pilotësh. Në vitin 1971 u përzgjodh nga Komanda e Aviacionit dhe dërgohet për specializim në Kinë ku kreu kalimin në avionin MIG-19 dhe pas kthimit u emërua pilot në Regjimentin e Rinasit. Në këtë repart ka kryer detyra të ndryshme si Komandant Katërshe, ndihmës komandant regjimenti për teknikën e qitjet dhe në vitin 1977 u emërua Komandat Skuadrilje. Ka qenë pilot i klasit të dytë që në vitin 1974. Ka kryer me sukses gjithsej 1220 fluturime me kohën 727 orë e 25 minuta.
Ra në krye të detyrës më datën 29.03.1980.
Me vendimin Nr.228, datë 22.04.1996 të Këshillit të Ministrave është shpallur "Dëshmor i Atdheut". Trupi i tij prehet në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit në Tiranë.