Sadetin Limani

(Përcjellë nga Sadedin Limani)
This is the stable version, checked on 31 janar 2021. 3 pending changes await review.

Sadedin Limani (Shkodër, 29 shtator 1954) është shkrimtar dhe përkthyes shqiptar.[1]

Biografia

Redakto

Ka lindur në Shkodër më 29 shtator 1954. Pas mbarimit të shkollës së Mesme Industriale në Shkodër, kryen Universitetin e Tiranës në fakultetin e inxhinierisë mekanike. Në universitet ai shkruan poezi e tregime. Zyrtarisht, Limani vjen vonë i botuar në letërsi. Libri i tij i parë me poezi “Përmes pikturave të hënës” gjen dritën e botimit në vitin 2002. Në të pasqyrohen poezitë e shkruara qëkur, në rininë e tij të hershme dhe në universitet. Shumë shpejt bëhet i njohur ne librat në gjini të ndryshme si poezia, tregimi, poema, eseja, novela dhe romane. Disa prej tyre edhe në vargje. Nuk mungojnë gjithashtu edhe analizat dhe kritikat thellësisht letrare e filozofike. Ka 10 libra origjinalë, mes të cilëve mund të përmendim: “Lakuriqësi verbuese”-Novela dhe tregime, “Hulumtime në elegjitë e Duinos – Vëzhgime letrare dhe estetikë, “Livadhet e Pegasos”- roman në vargje, "Mister"-roman, "Përtej heshtjes"- kritikë, studim dhe analizë për jetën dhe 4 romane të Skënder Drinit, etj.

Referime

Redakto
  1. ^ Zenepe Dibra (2019). "Kontributi i disa autorëve shkodranë në përkthimet në gjuhën shqipe" (PDF). Gegnia (8): 203–209.