Saimir Tahiri (lindi më 30 tetor 1979, në Ti­ranë) është politikan shqiptar.

Saimir Tahiri
Ministër i Punëve të Brendshme
Në detyrë
15 shtator 2013 – 19 mars 2017
Paraprirë ngaFlamur Noka
Pasuar ngaFatmir Xhafaj
Të dhëna vetjake
U lind më30 tetor 1979
Tiranë
NënshtetësiaShqiptar
Partia politikeI pavarur
PunësimiPolitikan

Biografia

Redakto

Tahiri vjen nga një familje me me origjinë nga Tepelena. Shkollën e mesme e kreu në Tiranë. Është diplomuar për Jurisprudencë në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Drejtësisë. Mbas kësaj përfundoi studimet Master për të Drejtë Publike pranë Departamentit të së Drejtës Publike në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Drejtësisë. Vazhdon studimet për mbrojtjen e Gradës Doktor Shkencash, në fushën e së Drejtës Parlamentare në Shqipëri.

Në vitin 2009, zgjidhet përfaqësues në Parlament i Partisë Socialiste për Qarkun Tiranë, në Legjislaturën XVIII të tij. Gjatë kësaj legjislature ka mbajtur funksionin e Nënkryetarit të Grupit Parlamentar. Që prej vitit 2011, Saimir Tahiri zgjidhet dhe ushtron detyrën e Kryetarit të Partisë Socialiste për Tiranën. Gjatë periudhës 2009 - 2013 ka qenë Anëtar i Komisionit Parlamentar për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut.

Që prej vitit 2008 mban titullin Avokat. Në vitet 2006 - 2008 ka qenë pedagog i jashtëm pranë Fakultetit të Drejtësisë dhe në disa institucione arsimore të larta.

Saimir Tahiri në vitin 2013 u emërua ministër i Brendshëm i Shqipërisë në qeverinë Rama-Meta.

Dosja Habilaj dhe Tahiri

Redakto

Sipas Prokuroris së krimeve të rënda[1], thuhet se procedimi penal ndaj Saimir Tahirit, nisi mbi bazën e informacioneve të bëra publike, ndërsa akuzat ndaj tij janë dy:

  1. “Trafikimi i narkotikëve” kryer në bashkëpunim, në formë të posaçme të grupit të strukturuar kriminal
  2. “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë’’,

Sipas organit të akuzës, pjesë e këtij grupi të strukturuar kriminal janë shtetasit Moisi Habilaj, Florian Habilaj, Artan Habilaj, Armand Kocerri etj.

Prokuroria thotë se procedimet penale të nisura më parë ndaj këtyre shtetasve, i ka bashkuar në një dosje të vetme, ku është i përfshirë edhe ish-ministri, Saimir Tahiri.

“Nga hetimet rezulton se ky shtetas në bashkëpunim me persona të tjerë të cilët ushtrojnë funksione publike në Republikën e Shqipërisë ka arritur të trafikojë për jashtë shtetit me destinacion Italinë sasi të konsiderueshme lënde narkotike. Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera është arritur të zbulohet se personi në hetim Moisi Habilaj dhe bashkëpunëtorët e tij kanë bashkëpunuar me zyrtarë të lartë të policisë së shtetit ku si person i dyshuar është dhe ish Ministri i Brendshëm, personi në hetim Saimir Tahiri”, thuhet në dosjen e Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

Më tej theksohet se ish-ministri i Brendshëm siguronte paprekshmërinë e grupit të strukturuar kriminal.

“E gjithë veprimtaria kriminale mbështetej në bashkëpunimin e grupit kriminal me strukturat e policisë së shtetit, ku përfitimet direkte monetare shkonin tek ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri”, thotë Prokuroria.

Duke iu referuar autoriteteve italine, Prokuroria thotë se 3.5 ton kanabis dyshohet se është trafikuar drejt Italisë pikërisht nga ky grup kriminal. Edhe sasia prej 3.9 tonësh e kapur mbrëmë në fshatin Babicë, në shtëpinë e shtetasit Armand Koçerri, dyshohet se i përket këtij grupi, pasi ky shtetas thotë Prokuroria, është bashkëpunëtor i ngushtë i Moisi dhe Florjan Habilaj.

Këtë të fundit, thotë Prokuroria, në komunikimet telefonike që kanë zhvilluar me njëri-tjetrin dhe bisedat ambientale që dalin nga përgjimet, tregojnë për shpërblimet që i kanë dhënë Saimir Tahirit për t’i garantuar paprekshmërinë.

Pjesë e dosjes së Prokurorisë është edhe çështja e shitjes së ‘Audit’ të Saimir Tahirit.

“Subjekti në hetim Saimir Tahiri me datë 05.11.2013 ka realizuar shitjen e automjetit me targa AA003GB, tek personi në hetim Artan Habilaj, vëllai i të arrestuarit Moisi Habilaj. – Me datë 16.08.2014, 30.08.2014, 29.08.2014, 08.08.2014, personi në hetim Saimir Tahiri udhëton dhe përdor mjetin me targa AA003GB, i cili sipas aktit të shitjes rezulton të jetë shitur me datë 05.11.2013. Në këto udhëtime rezulton që personi në hetim Saimir Tahiri ka qënë i shoqëruar nga subjektet e tjera të dyshuara Artan Habilaj, etj. Nisur nga sa më sipër, në kushtet e sekuestrimit të lëndës narkotike, dhënies së shpërblimeve nga grupi kriminal funksionarëve të lartë zyrtarë, mbajtjes së kontakteve të vazhdueshme me ish Ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, ekziston një dyshim i arsyeshëm i bazuar në prova për ekzistencën e veprimtarisë kriminale dhe përfshirjes në këtë veprimtari të të dyshuarit Saimir Tahiri” (sic.), thuhet në dosjen e Prokurorisë.[2][3]

Shiko dhe

Redakto

Referime

Redakto
  1. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 14 nëntor 2017. Marrë më 13 nëntor 2017. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  2. ^ https://telegrafi.com/dosja-e-prokurorise-se-shqiperise-zbardh-detajet-qe-implikojne-tahirin-ne-dy-vepra-te-renda-penale/
  3. ^ https://telegrafi.com/tag/saimir-tahiri/