Saimir Pirgu

këngëtar shqiptar
(Përcjellë nga Saimir pirgu)
This is the stable version, checked on 5 mars 2022. 2 pending changes await review.

Saimir Pirgu (lindur më 23 shtator 1981) është një këngetar shqiptar internacional i Operës

Jetëshkrimi

Redakto

I lindur në vitin 1981 në qytetin e Elbasanit (Shqipëri), në moshë shumë të re nis mësimet e muzikës, duke u dipllomuar si violinist në qytetin e tij të lindjes kur kishte vetëm 16 vjeç. Në moshën 21 vjeçare dipllomohet për kanto në konservatorin "Claudio Monteverdi" të Bolzanos, nën drejtimin e Vito Maria Brunetti-t, i cili vazhdon të jetë edhe sot Mentori i tij. Ende student, Saimir Pirgu pati fatin të takonte e të njihej nga afër me Luciano Pavarottin, i cili i mundësoi perfeksionimin e roleve më të rëndësishme të repertorit të tij, me anë të një lidhjeje të ngushtë që për fat të mirë zgjati deri në ditët e fundit të jetës së tenorit të madh.

I duartrokitur tashmë dhe i respektuar nga publiku dhe kritika e mbarë botes, Saimir Pirgu konsiderohet si një nga artistët që ka patur ngjitjen më të shpejtë në karrierë në qarqet operistike dhe koncertale, duke u konsideruar sot si një nga tenorët më të shquar në peisazhin e lirikës ndërkombëtare.

Vlerësuar për autoritetin dramatik dhe skenik të interpretimeve të tij, ai është cituar në shtypin ndërkombëtar si "një nga zërat më të bukur që mund të dëgjohen sot" (Seen And Heard International), si "një nga interpretuesit më të rëndësishme botërorë të roleve të tenorit lirik" (Opera Today) "Një yll në rritje" (Opera Now). "Interpretimi i tij vokal tingëllon spontan, krejtësisht i pa sforcuar, duke u zgjeruar vazhdimisht në një lojë intuitive dritë-hijesh me një prekje të mëndafshtë" (The New York Times), "Teknika e tij është e shkëlqyer dhe cilësia lirike e zërit të tij është po kaq e bukur" (Plácido Domingo), "Vetëm qielli mund të jetë kufiri i tij ", (The New York Sun).

Në shtator të vitit 2013 Saimir Pirgut iu dha çmimi prestigjioz "Pavaroti D'Oro" (Pavaroti i Artë).

Në vitin 2009 ai u përzgjodh për tu nderuar me Çmimin "Franco Corelli" nga "Teatro delle Muse" i Ankones për interpretimin e rolit të Alfredos në "La Traviata" të Verdit.

Në vitin 2008, i zgjedhur nga vetë Woody Allen për operën e parë të vënë në skenë prej tij, ai do të interpretonte rolin e Rinuccio-s te "Gianni Schicchi" i Puccinit, në Los Angeles Opera.

Në vitin 2002 Saimir Pirgu nderohet me Çmimet e Para në dy nga konkurset më prestigjiozë ndërkombëtarë të lirikës: "Caruso" dhe "Tito Schipa", të cilët i përcaktuan menjëherë tenorit të ri fillimin e një karriere gjithnjë e në rritje në mbarë botën.

Ende 22 vjeçar, ai zbulohet dhe zgjidhet nga Claudio Abbado për të interpretuar rolin e Ferrando-s në "Cosi fan tutte" në Ferrara dhe, në verën e vitit 2004, në Festivalin e Salzburgut me Philippe Jordan, duke u bërë kështu debutuesi më i ri i një roli kryesor në historinë e këtij Festivali.

Menjëherë pas këtyre dy evenimenteve të rëndësishme artistike nis një bashkëpunim i rëndësishëm me Operën Shtetërore të Vjenës, ku përveç të tjerash, shquhet interpretimi i tij në "Elisir d'Amore", i cili nderohet me një nga çmimet më të lakmuar në botën e lirikës "Eberhard WAECHTER Gesangsmedaille", që u jepet të rinjve me karrierë premtuese.

Më pas nis debutimi në role të rëndësishme që e çojnë artistin e ri të bashkëpunojë rregullisht me teatrot më të mëdha të operës në mbarë botën, nën drejtimin e dirigjentëve më të rëndësishëm të saj.

Me rastin e kthimit të Saimir Pirgut në Metropolitan Opera të Nju York-ut me rolin e Alfredo-s të operës "La Traviata", e cila u vu në skenë në përvjetorin Verdian, në mars të 2013-tës, gazeta e përditshme "New York Times" i kushtoi atij një artikull të gjatë prej dy faqesh, me titullin "Tenor from the dark side of the moon" (Tenori nga ana e errët e hënës), ku përshkruhen të gjitha pikat kulmore të karrierës së tij.

Sezonet e fundit të turneve të tij janë shënuar nga sukseset në mbarë botën, duke përmëndur këtu operat "La Boheme" në "Gran Teatre del Liceu" të Barcelone-s; "Flauti Magjik" në "La Scala" të Milano-s; "La Traviata" në "Metropolitan Opera" të Nju Jork-ut, në "San Francisco Opera", në Teatrin "San Carlo" të Napoli-t si dhe në "Bayerische Staatsoper"; "Elisir d'Amore" në Teatrin e Operës së Romë-s dhe në Operën Shtetërore të Vjenës; "La Clemenza di Tito" në Operën e Paris-it; "Lucia Di Lammermoor" në Operën e Los Angeles, në Operën Kombëtare të Washington-it si dhe atë të Hamburg-ut; "Werther" në Teatrin e Operas në Tiranë, "Rigoletto" në Arenën e Veronës, në Operën e Zurich-ut, në Royal Opera House të Londrës si dhe në "Bayerische Staatsoper"; "Idomeneo" në Festivalin "Styriarte" në Graz të Austrisë; "Makbeth"-in në "Maggio Musicale Fiorentino"; "Jolanta" dhe "Francesca da Rimini" në "Theater an der Wien" të Vjenës; "I due Figaro" në Teatrin "Colón" të Buenos Aires; "Don Giovanni" në Operën Shtetëro