Salman "Sal" Khan (lindur më 11 Tetor, 1976) është një mësues dhe matematicien amerikan i cili themeloi Khan Academy, një platformë falas edukative online dhe një organizatë me të cilën ka prodhuar mbi 6,500 leksione në formë videoje duke shpjeguar një gamë të gjerë lëndësh akademike, me fokusin fillestar në matematikë dhe shkenca.[1] Ai është gjithashtu dhe themeluesi i Khan Lab School.

Salman Khan
Khan duke folur në një konferencë TED në vitin 2011
U lind në (1976-10-11) 11 tetor 1976 (48 vjeç)
ShkollimiMassachusetts Institute of Technology
Harvard University
ProfesioniMësues,
Shefi Ekzekutiv i Khan Academy,
Themeluesi i Khan Lab School
Bashkëshorti/jaUmaima Marvi

Përditësuar më Dhjetor të vitit 2019, kanali në YouTube i Khan Academy ka mbi 5.2 milion abonues dhe videot e kanalit janë parë më shumë se 1.6 miliard herë. Në vitin 2012, revista Time përfshiu Salman Khan në listën vjetore të 100 personave me më shumë ndikim në botë.[2] Në të njëjtin vit, revista Forbes vendosi Khan në kopertinë me artikullin "Mundësia $1 Trilion" ($1 Trillion Opportunity)."[3]

Jeta personale

Redakto

Khan është i martuar me doktoreshën Umaima Marvi. Çifti jeton me femijët në Mountain View, Kaliforni.[4][5][6]

Referime

Redakto
  1. ^ "'From YouTube Pioneer Sal Khan, A School with Real Classrooms". NPR. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ "Salman Khan – Time 100". Time. 18 prill 2012. Arkivuar nga origjinali më 1 maj 2013. Marrë më 22 prill 2012. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ "$1 Trillion Opportunity". Forbes. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ "Education 2.0: The Khan Academy". Dawn. 26 prill 2011. Marrë më 6 nëntor 2012. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ "Meet Sal Khan, Khan Academy". jointventure.org. Marrë më 28 gusht 2015. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  6. ^ "Salman Khan – Educator". Biography. Arkivuar nga origjinali më 13 gusht 2017. Marrë më 28 gusht 2015. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)