Samsung Galaxy S III i ashtuquajtur telefon i mençur është prodhuar nga Samsung-u i cili përmban sistemin operativ android i cili doli në shitje më 29 Maj 2012 . Samsung Galaxy SIII përdorë sistemin operativ Android 4.0 (Ice Cream Sandwich) veçohet me një ekran 4.8 inçësh ,Ram Memorje prej 1 GB , kamerë prej 8 MegaPixels dhe një kamerë para 1.9 MegaPixels si dhe Procesor me 4 Bërthama 1.4 GHz Exynos .

Kamera Redakto

Samsung Galaxy SIII veçohet për kamerën e tij 8 Megapixel , aplikacioni i kamerës Galaxy S III ka shumë veçori ,përveç fotografimit me këtë kamerë mund të kapen pamje për një kohë të caktuar 20 pamje për 10 sekonda në formatin si Panoramë dhe HDR, duhet cekur se fotot e Galaxy S III jane me të vërtetë mbresëlënse përnga cilësia.P.sh. në një ditë me diell ngjyrat e fotografisë janë tejet të pasura ,poashtu edhe në mjedise me ndriqim të dobët fotografitë dalin të bukura dhe kjo arrihet përmes dritës LED që gjendet prapa Galaxy SIII . Poashtu duhet të përmendet edhe një veqori sa i përket kamerës "Best Shot" ku pasi të lëshohet kamera merr disa pamje në varg të shpejt dhe pastaj lejon përdoruesin të zgjedh njërën prej tyre. Veçori tjetër sa i përket kamerës është mundësia për të kapur pamje edhe gjatë inçizimit me një shtypje të lehtë në ekran.

Procesori Redakto

Samsung Galaxy SIII përmban procesor 4 Bërthamësh 1.4 GHz Exynos i cili paraqet një gjeneratë të re të procesorëve prë Samsung electronics .Kjo linje vjen pas gjeneratës së procesorëve 2 Berthamësh të cilët aktualisht përdoren në paisje Samsung Galaxy SII dhe LG Optimus 2X . Veçori e këtyre procesorëve është se harxhojnë më pak rrymë dhe kjo kontribon në jetëgjatësinë e baterisë.

Prodhuar Redakto

Samsung Galaxy SIII u lansua më 29 Maj 2012 në Bandar Utama, Malajzi.Elementet natyrore si era, uji, drita, dhe gurë kanë frymëzuar dizajnerët koreanë në krijimin e një pajisje të pastër me linja të qetë dhe një ekuilibër bukur. Samsung Galaxy SIII është mjaft i zgjuar për të zbuluar fytyrën , zërin, dhe emocionet, të gjitha në të njëjtën kohë. Ai në shitje është i paraqitur në dy dizajne Kaltër Guralecë dhe Mermer i Bardhë.