San Antonio është qyteti i shtatë më i populluar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe qyteti i dytë më i populluar në shtetin e Teksasit, me një popullsi prej 1.300.000 banorësh. Ai ishte qyteti me rritje më të shpejtë ndër 10 qytetet më të mëdhenj të Shteteve Bashkuara nga viti 2000 në 2010. Qyteti ndodhet në Jugperëndimin amerikan, në pjesën jug-qendrore të Teksasit.

San Antonio
San Antonio
Qytet
Pamje të ndryshme nga San Antonio
Pamje të ndryshme nga San Antonio
Popullsia
 • Gjithsej(2.014) 1,436,697
Faqja zyrtarewww.sanantonio.gov

San Antonio u emërtua nga një ekspeditë spanjolle në këtë zonë në vitin 1691, për nder të Shën Antonit të Padovës, festa e të cilit është më 13 qershor. Vendet argëtuese përfshijnë parqet argëtuese "SeaWorld" dhe "Six Flags Fiesta Texas", dhe në bazë të Byrosë së Konventës dhe Vizitorëve të San Antonios, qyteti është vizituar nga rreth 26 milionë turistë në vit. San Antonio është qyteti i pesë herë kampionëve të NBA "San Antonio Spurs" dhe qyteti ku zhvillohet çdo vit "San Antonio Stock Trego & Rodeo", një nga ngjarjet më të mëdha të tilla në SHBA.

Ekonomia

Redakto

San Antonio ka një ekonomi të larmishme me rreth një PBB metropolitan prej 96,8 miliardë dollaresh. Kjo e rendit atë të katërtin ndër zonat metropolitane të Teksasit dhe të 38-in në Shtetet e Bashkuara. Ekonomia e San Antonios përqendrohet kryesisht në sektorët e turizmit, ushtrisë, kujdesit shëndetësor, shërbimit civil të qeverisë, shërbimet financiare dhe naftës dhe gazit. Në njëzet vitet e fundit, San Antonio është bërë një vend i rëndësishëm për qendrat amerikane të telefonimit dhe ka shtuar një sektor të rëndësishëm të prodhimit të përqëndruar rreth automobilave.