Sandër Lleshaj
Sandër Lleshaj (Mërkurthi, 25 janar 1963) ka qenë gjeneral brigade i ushtrisë shqiptare dhe ministër i Brendshëm i Republikës së Shqipërisë.
Sandër Lleshi | |
---|---|
Skeda:Sandër Lleshi.jpg | |
Ministër i Brendshëm | |
Në detyrë 16 nëntor 2018 – 10 dhjetor 2020 | |
Paraprirë nga | Fatmir Xhafaj |
Pasuar nga | në detyrë |
Të dhëna vetjake | |
U lind më | 25 janar 1963 Mërkurth, Republika Popullore e Shqipërisë |
Nënshtetësia | shqiptar |
Bashkëshortja/et | Violeta |
Fëmijët | Dorotea, Anton |
Punësimi | ushtarak, nëpunës |
Biografia
RedaktoU lind në Mërkurth të Mirditës më 25 janar 1963. Qëndroi në vendlindje deri në moshën 14-vjeçare.[1]
Sa i takon arsimit në fushën ushtarake, ai fillon në periudhën 1978-1985 kur kreu shkollën e mesme ushtarake “Skënderbej” dhe Akademinë Ushtarake. Nga viti 1994 deri në 1999 kreu një sërë kursesh, si: i gjuhës gjermane në Akademinë e Mbrojtjes Kombëtare në Vjenë (Austri); kurs i avancuar i gjuhës gjermane në Institutin Federal të Gjuhëve (Bundessprachenamt) në Gjermani; kurs i komandantit të Batalionit në Shkollën e Artilerisë Kundërajrore në Rendsburg, Gjermani; kurs i Shtabit të Përgjithshëm në Akademinë e Drejtimit në Hamburg, Gjermani, dhe kurs i Sigurisë Europiane në Akademinë e Drejtimit në Hamburg, Gjermani. Në 2008-n, Lleshaj përfundoi Seminarin e Lartë Ekzekutiv në Qendrën për Studime të Sigurisë Europiane, George C. Marshall në Garmisch-Partenkirchen, Gjermani. Në 2011-in përfundoi Kursin e Lartë Ndërkombëtar për Menaxhimin e Mbrojtjes në Shkollën Pasuniversitare të Marinës në Monterey, Kalifornia, SHBA.
Mbajti prej vitit 2010 postin e zv.shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Shqipërisë. Në periudhën 1996-2000, gjeneral Lleshaj ka qenë komandant i Kurseve në Akademinë e Mbrojtjes në Tiranë dhe më pas, për tre vjet të tjerë, ishte komandant i Akademisë Ushtarake “Skënderbej”. Në vitet 2003-2006 shërbeu si atashe i Mbrojtjes i Republikës së Shqipërisë në Gjermani.
Botime
RedaktoReferimet
Redakto- ^ Lita, Lavdrim (30 tetor 2018). "Profil i paautorizuar i Sandër Lleshit nga gjeneral në ministër". panorama.com.al. Panorama.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)