Sandvika
Sandvika është qendër administrative e komunës Bærum në Norvegji. U shpall qytet në këshillin komunal të Bærum më 4 qershor 2003.[1]
Sandvika | |
---|---|
Qytet | |
Sandvika ndodhet 15 km në perëndim të Oslos. Është qendra e transportit të Bærum Perëndimor, dhe ka autobusa dhe stacion hekurudhor. Sandvika ka një qendër tregtare që është më e madhja në Skandinavi, Sandvika Storsenter, me 190 dyqane dhe me një sipërfaqe prej 60,000 metra katrorë. Sandvika dikur ka qenë shtëpia e shkollës së biznesit Shkolla e Biznesit Norvegjez BI, e cila u zhvendos në një lagje të Oslos, në Nydalen në gusht 2005.[2] Ndërtesa, pas disa renovimeve, u kthye në shtëpinë e Shkollës së Mesme Sandvika.
Një ishull i vogël në Sandviksbukta, jashtë Sandvikës, quhet Danmark. Danezët që jetojnë këtu bashkohen çdo vit më 5 qershor e cila është dita kombëtare e Danimarkës.[3]
Claude Monet vizitoi në fillim të vitit 1895. Gjatë qëndrimit të tij, ai vizatoi pamje të qytetit dhe dhe peizazhe. Ndoshta vizatimi i tij më e njohur është 'Fshatin Sandviken në Borë' i cili përmban urën Løkke në plan të parë me Kolsås në sfond. Ura ende qëndron në Sandvika.[4]
Galeria
Redakto-
'Fshati Sandviken në Borë'
Referime
Redakto- ^ http://www.baerum.kommune.no/sandvika Arkivuar 11 shtator 2018 tek Wayback Machine (Norvegjisht)
- ^ "Archived copy". Arkivuar nga origjinali më 2012-03-17. Marrë më 2012-03-12.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja) (in Norwegian) - ^ Danish Society in Oslo Arkivuar 10 qershor 2002 tek Wayback Machine Report from the 2002 ceremony
- ^ "Go Norway Tourism Site Bærum page". Arkivuar nga origjinali më 25 korrik 2019. Marrë më 12 mars 2019.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)