Sanela Diana Jenkins
Sanela Diana Jenkins (lindur në 1973 në Sarajevë) është një sipërmarrëse boshnjake dhe filantropiste. Momentalisht ajo jeton në Kaliforni.[1] Jenkins u arratis nga vendlindja gjatë rrethimit të Sarajevës si dhe emigroi drejt Londrës, ku ajo studioi në City Unviersity, Londër.
Jeta e hershme
RedaktoLindur në Sarajevë, Jenkins ishte fëmija më i madh i një familjeje borgjeze boshnjake. Mamaja e saj ishte llogaritare ndërsa i ati ekonomist. Ajo u rrit në një lagje me bllokun e banesave të arkitekturës tipike komuniste të Jugosllavisë.[2] Jenkins studioi për ekonomi në Universitetin e Sarajevës, por pas shpërthimit të luftës në 1992, ajo u detyrua të shpërngulej së bashku me familjen në Kroaci për më shumë se një vit si refugjate derisa emigroi drejt Londrës.
Karriera
RedaktoDiana Jenkins themeloi fondacionin “The Irnis Catic” në 2002 në kujtim të vëllait të saj, i cili u vra gjatë konfliktit në Bosnje. Fondacioni ofron ndihmë financiare për në Universitetin e Sarajevës. Në 2009 Diana Jenkins mori çmimin “Peace Connection prize” nga Qendra për Paqe dhe Bashkëpunim Multi-Etnik.[3] Personalitete si Bono dhe Nelson Mandela kanë qenë fitues të mëparshëm të këtij çmimi.
Në 5 maj 2018 Diana u nderua së bashku me ish-presidentin amerikan Bill Clinton në Galanë e Këshillit të Bosnjes dhe Hercegovinës në Washington DC për mbështetjen e saj të vazhdueshme dhe aktiviteteve filantropike në vend.[4][5] Ajo themeloi projektin për të drejtat e njeriut me emrin “Sanela Diana Jenkins” në Universitetin e Kalifornisë, Los Anxhelos në gusht 2008.[6] Projekti është i përqëndruar në ndihmën ligjore, advokimin politik dhe dokumentimin. Është programi i parë financues për drejtësinë ndërkombëtare dhe të drejtat e njeriut në një shkollë drejtësie në perëndim të SHBA.
Menjëherë pas tërmetit në 2010 në Haiti, Jenkins dhe aktori Sean Penn themeluan organizatën “Jenkins-Penn Haitian Relief” për të shpërndarë ndihma dhe për të ofruar ndihmë mjekësore për mijëra haiatianë të pastrehë.
Jeta personale
RedaktoNë 1999 ajo u martua me Roger Jenkins. Çifti u njoh në një palestër në Barbican, ku Jenkins jetonte pas divorcit nga gruaja e parë, një bankiere në Barclays. Ata kanë dy fëmijë së bashku.[7]
Referime
Redakto- ^ Thomas Jr, Landon (2008-11-22). "A Friendship's Paying Off for British Banking Giant". The New York Times. Marrë më 2010-05-23.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Collins, Laura; Sanderson, Elizabeth (2009-07-05). "The beautiful refugee from Bosnia who clinched the £7.3bn deal that saved Barclays". Daily Mail. London.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Center for Peace and Multi-Ethnic Cooperation Peace Connection Prize". Arkivuar nga origjinali më 2011-07-28.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "2018 ACBH Gala". Advisory Council for Bosnia and Herzegovina (në anglishte amerikane). Marrë më 2018-04-30.
- ^ "Advisory Council for Bosnia and Herzegovina (ACBH)". touch.facebook.com. Marrë më 2018-04-30.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Sanela Diana Jenkins Human Rights Project". Arkivuar nga origjinali më 2014-06-02.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Cadwalladr, Carole. "Diana Jenkins: Accidental Philanthropist", The Observer, 27 September 2009. Retrieved 2011-02-22.