Nuk ka versione të shqyrtuara të kësaj faqe, ndaj mund të mos jetë kontrolluar përputhja e saj me standardet.

Vepra: Sarajet e bardha Autori: Vehbi Kikaj

Burimi :Romani “Sarajet e bardha”

Romani i dhimbjes së fëmijëve

Romani për fëmijë i Vehbi Kikajt “Sarajet e bardha”, për nga statusi tematik është roman social që përmbledh motive nga probleme të ndryshme sociale dhe të përditshme. Kikaj, me një dinamizëm dhe dramë të vërtetë artikulon jetën plot ngarkesa, mosmarrëveshje dhe naivitete të prindërve, si dhe ndikimi që bëjnë ata tek fëmijët e tyre.

    Kryepersonazhi i këtij romani, është vogëlushja Mirushe, e cila shembëllen fëmiun e urtë, të dashur dhe të ndieshëm. Ajo i do prindërit e vet njësoj, prandaj dëshiron që të jetoj pranë tyre. Ajo bëhet një urë lidhëse për prindërit e saj.

Në roman kemi gjithashtu diskurs përshkrues shumë të shprehur pasi që autori sjell pamje të fshatit. Aty përshkruhet peisazhi dhe pamja e fshatit, jeta në fshat, respekti dhe lidhja miqësore mes bashkëfshatarëve etj.

Autori gjithashtu artikulon bukurin magjepsëse dhe ndjennjën freskuese dhe qetësuese të detit.Ngjyrat e kaltra dhe thellësinë e tij. Në fshat tek gjyshja dhe në det shkojnë për pushine fëmijët e arkitekt Bardhit dhe të nënë Nushes të cilët përfitojnë aventura të ndryshme. Ata njoftohen me dajën e tyre i cili ishte zënë rob në Gjermani, si dhe me kallëzimet e tij për luftën e tij për liri. Kemi edhe tregimin magjepsës i Palestinezit për të atin e tij, i cili nxjerrte nga fundi i detit guaca për t’ia siguruar jetën e birit të tij të paatdhe.

Kikaj, artikulon edhe fëmijët, jetën e tyre në jetimore, të cilët jetojnë pa të dashurit e tyre. Ai nxjerr në pah ndieshmërinë dhe ëndërrat e tyre se një ditë ata do ktheheshin pranë prindërve të tyre.

Veprimi ndodh në qyterin antik të Ulpianës, ku arkitekt Bardhi bënë plane shumë të bukura për qytetin. Bardhi dhe Nushja ziheshin shpesh mes vete dhe për këtë gjë kishte dijeninedhe Mirushja e vogël. Prandaj nga kjo gjë ajo sëmuret dhe fillon të ndihet e vetmuar duke rezultuar në shëndet të ligësht.

  Kur prindërit e saj vendosin te ndahen, ajo strehohet në jetimore. Ndaj dhe autori shell një temë sociale të cilën çdo fëmijë mund ta ketë përjetuar. Prindërit mga zënkat e tyre të tepërta, të vazhdueshme, edhe pse jo në prani të Mirushes, e bëjnë Mirushen të pikëlluar.

Romani ka në qendër të vëmendjes, grindjet e prindërve të Mirushes, të cilët argumentonin çdo herë, kushin probleme naive dhe të acaruar e të nxehur nga situata vendosin të ndahen përgjithmonë. Në mes të kesaj ndarje/divorci hyn Mirushja e cila me përpjekjet e saj dhe me figurën e saj si një urë lidhëse bën që ky vendim të mbrapësohet.

    Ky roman social për fëmijë, përmbledh morive sociale, të përditshme, të acarimeve në familje, probleme të cilat hasen në çdo shtëpi, por gjithashtu përfshin afektivitetin e pasojave të këtyre problemeve tek fëmijët. Kjo tregon edhe për ndikimin në psikologjinë e fëmijëve përshkak të ngjarjeve tragjike në vijim të cilat ndodhin nga mosmarrëveshjeve familjare mes dy shtyllave kryesore që në këtë rast janë prindërit.

Në fund të romanit Bardhi dhe Nushja e kuptojnë gabimin e tyre. Ajo që i bënë ta kuptojnë këtë është Mirushja. Romani përfundon me fund të lumtur, ku Mirusja nuk është e detyruar të zgjedh vetëm njërin prej prindërve por jeton e lumtur me te dy prindërit e saj dhe me vëllanë e saj të vogël.

Nxënësja: ej sps



Inspiruar nga redaktori: Arbër A.Rexhaj ku dhe është marrë pjesë te ndryshme nga fragmenti që është shkruar ne libër botuar nga Shtëpia Botuese-Shtypshkronja “B E R A T I”-Prizren