Saraji i Gjinollëve
Saraji i Gjinollëve ishin godina komplekse të familjeve të mëdha fisnike, siç ishte, Saraji i Gjinollëve, i ngritur nga Bahti be Gjinolli, që në fillim të vendosjes në këtë hapësirë, rreth gjysmës se shek.XVIII, për nevojat e administratës së Nahijes Morava. Sipas disa të dhënave, Saraji ishte pallat me rëndësi arkitektonike dhe njëri ndër objektet më karakteristike të arkitektures së kohës osmane në Kosovë. [1]
Ngritja e këtij pallati dhe objekteve të tjera të familjes feudale Gjinolli, flasin pëer synimet e tyre që në të ardhmen, këtë qendër të re administrative ta bënin qendër të rëndësishme të Kosovës, e cila do të zëvendësote famën e Novobërdes së dikurshme. Për Sarajin mungojnë shumë të dhëna të hollsishme dokumentare, por nëse bazohemi në të dhëna memoriale të traditës në shënimet e udhëpëshkruesve të kohës, si dhe në të dhëna të pakta dokumentare, mund të konkludojm: Saraji ka qenë i ngritur në hapësira mes Konakut dhe Sahat Kullës, përfshinte një hapësirë të gjërë në vendin e tanishmëm të vetëshërbimit të madh në qendër të qytetit. Ka qënë i ndërtuar prej gurëve të mëdhenj dhe tullave, për ndërtimin e të cilit kanë punuar për disa vite 300 puntorë. Nga dokumentet mësohet se Saraji ishte objekt i parë publik në Gjilan, me dimensione të mëdha, në të cilën për rreth një shekulli kishte qënë e vendosur administrata e nahijes, si konaqet e shtetit dhe kadillëku i Nahijes Morava. Në të ndodheshin zyrat e punës, sallat e mbledhjeve për këshillin e nahijes, policia, gjyqi-kadiu dhe bodrumi, i cili është përdorur edhe si burg. Në tëtë burg, për një kohë të shkurtër ishin mbajtur të prangosur 24 familjar kriptokstolikë të Karadakut, para syrgjynosjes së tyre në fillim të vitit 1846, në Muhaliq të Anadollit. Lidhur me këtë ngjarje, literatura bashkëkëhore shqiptare, duke u bazuar në të dhënat e kohës, shkruan se duke shfrytëzuar lehtësitë shtesë të besimeve fetare në kuadër të Perandoria Osmane, zbatimi i të cilave filloj nga viti 1844, që mundësonte ikje nga shërbimi i rregullt ushtarak, një numër i laramanëve të Karadakut filluan të deklarohen hapur si besimtar të fesë katolike, kurse me ndikimin e priftit atë Anton Marojeviq nga Kroacia, ndhodh konvertimi i 120 familjeve të famullisë së Stubllës, Binçës, Vërnkollës dhe disa fshatarve të tjera të Karadakut. Madje u bënin thirrje edhe familjarëve të tjera të ktheheshin në besimin e të parëve. Kjo bëri që qeveria osmane lokalë, në krye me Maliq Pashë Gjinolli, ti tubonin disa nga kryefamiljarët e të konverturave, nga të cilët kërkuan që të kthehen në besimin e pranuar islam. [1] Më rënien e fuqisë ekonimike dhe politike të familjes feudale Gjinolli, edhe Saraji e humb famën e dikurshme, ishte lërë pas dore, për tu rrënuar pas rreth një shekulli shërbimi, nga pasardhësit e Maliq Pashës. Lidhur me rënien e kësaj familjeje dhe rrënimin e Srajit, bën fjalë dhe kryepeshkopi i SHkupit, Drio Bucciareli.[1]