Saranda Imeri ka lindur më 20 Nëntor 1977 në Gostivar Këngëtarja Saranda Imeri e ka nisur karierrën muzikore që në moshën 12 vjeçare, kur ka interpretuar në një aktivitet kulturor. Kur ishte 16 vjeç ajo realizoi albumin e parë muzikor me këngë të muzikës së lehtë, i cili në atë kohë ishte i pari i këtij lloji në Maqedoninë e Veriut. Më pas vazhduan pjesëmarrjet e saj në festivalet “Poli Fest”, “Nota Fest”, si dhe koncerte të ndryshme etj. Pas studimeve për Gjuhë dhe Letërsi Angleze ajo i kushtoi më tepër rëndësi profesionit të saj si mësuese, por duke ju rikthyer dhe pasionit të madh për muzikën. Saranda Imeri vazhdon të performojë live në koncerte dhe aktivitete të ndryshme.