Sedef Çakmak

politikane turke dhe aktiviste për të drejtat LGBT

Sedef Çakmak (lindur në 9 qershor 1982) ishte një politikane turke dhe aktiviste për të drejtat LGBT+. Ajo ishte personi i parë nga komuniteti LGBT+ që ka dalur hapur dhe që është emëruar në administratë në Turqi.[1]

Sedef Çakmak gjatë Europride në 2018

Karriera Redakto

Ajo u rrit në Ankara. Çakmak përfundoi studimet në degën e sociologjisë në Universitetin e Galatasaray.[2]

Ajo është aktive në lëvizjen LGBT+ në Turqi që prej vitit 2000. Në 2004 ajo kontaktoi organizatën për të drejtat LGBT Lambda Istanbul për të zhvilluar një punim akademik për çështje LGBT në Turqi dhe përmes kontaktit me persona LGBT, ajo u vetëdijësua për identitetin e saj si lezbike. Më pas ajo u bë pjesë aktive e kësaj organizate dhe u anëtarësua në Komisionin e tyre të kërkimit akademik.[3] Nga 2011 deri në 2013 ajo ishte bashkë-themeluese dhe drejtuese e organizatës SpoD LGBTI.

Gjatë zgjedhjeve lokale në këshillin e qytetit të Beşiktaş në 2014 ajo garoi si pjesë e Partisë Republikane të Qytetarëve. Ajo u emërua dhe deri në atë moment nuk e bëri publike orietimin e saj seksual. Ajo e pranoi mandatin në 2 mars 2015. Përpara asaj ajo kishte qenë këshilltare e kryetarit të Beşiktaş për çështje LGBT+.

Në tetor 2017 ajo u emërua kryetare bordi pranë Rainbow Rose, një rrjet I platformave për LGBT+ brenda Partisë Europiane të Socialistëve.[4]

Referime Redakto

  1. ^ Yücel, Deniz (2015-06-28). "Istanbul: Gay Pride - Der lesbische Marsch durch die Institutionen". DIE WELT. Marrë më 2018-08-05. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ "LGBTI Activist Sedef Çakmak is now a Municipal Assembly Member". LGBTI NEWS TURKEY (në anglishte amerikane). 2015-03-02. Marrë më 2018-08-05.
  3. ^ "Sedef Cakmak - Global Philanthropy Forum". Global Philanthropy Forum (në anglishte amerikane). Arkivuar nga origjinali më 24 mars 2019. Marrë më 2018-08-05.
  4. ^ "Bianet: Sedef Çakmak is elected as the Chair of Rainbow Rose". LGBTI NEWS TURKEY (në anglishte amerikane). 2017-10-30. Marrë më 2018-08-05.