Sekti rrjedh nga fjala latine sequi dhe fillimisht ka kuptimin: të pësosh dikë, të ndjekësh parimet e ndokujt; grupim a shoqatë e vogël fetare e cila është ndarë prej ndonjë grupi më të madh.

Fjala sekt në përkufizimin më të saktë është një grup njerëzish që kane të njëjtin interes dhe ide mbi një doktrinë të caktuar filozofike apo fetare. Çdo sekt ka ritet e veta dhe në shumë raste dallohet për manipulimin mendor qe i bën anëtareve, për qellim përvetësimi pasurie apo favoresh. Zakonisht kur dëgjojmë fjalën sekt menjëherë na shkon mendja te feja, por shumë psikologe mendojnë se ky term përdoret jo rrallë dhe për te treguar një organizate kriminale.

Etimologjia e fjalës sekt

Redakto

Origjina e fjalës sekt rrjedh nga latinishtja « secte « (ndjekës) ose « sectare » (pres). Në kuptimin e dytë përdoret për të venë një kundërshti me fenë që në latinisht është religare (lidh). Ne greqisht barasvlerësi i termit sekt është hairesis (zgjedhje, préférence për një doktrine). Në të dyja rastet anëtaret mblidheshin nga një mjeshtër, nga i cili thuhet se udhehiqeshin tërësisht i përsheshem. Polemikat e shumta mbi kuptimin e kësaj fjale nuk lejojnë një përkufizim të saktë.

Kohët moderne

Redakto

Gjatë viteve 80 si pasojë e disa skandaleve (vetëvrasje kolektive, çështje të rënda politiko-financiare, abuzim posti, etj.) termi sekt mori një nuancë të fortë përkeqësuese, duke u bëre kështu sinonim i grup totalitar dhe i rrezikshëm. Për të paraprirë këto situata janë formuar dhe shoqata për ti luftuar sektet.

Një sekt dallohet për:

  1. Manipulim mendor te anëtareve
  2. Centralizim të pushtetit në duart e udhëheqësit
  3. Organizim piramidal
  4. Zhvatje
  5. Aktivitet kriminal

Këto kritere nuk janë te njëjtat për çdo sekt dhe si rrjedhoje nuk aplikohen nga të gjithë organizatat e kësaj natyre.

Lëvizjet që luftojnë sektet

Redakto

Lëvizjet ose organizatat e këtij lloji i shohin sektet si një rrezik për njerëzit dhe shoqërinë. Ata përpiqen te marrin sa më shume informacion mbi sektet dhe aktivitetin e tyre. Nëse zbulojnë ndonjë shkelje ligji. Sipas disa hetimeve thuhet se edhe në strukturat qeveritare ka shumë individë që bëjnë pjesë në sekte. Shtetet e Bashkuara ndjekin një politikë të ndryshme nga shtetet evropiane për sa i përket sekteve të cilat nëse në Evropë "përndiqen" në një farë mënyre përtej oqeanit shihen me një sy tjetër.

Skandale në lidhje me sektet

Redakto

Disa sekte kanë gjithnjë në qendër të vëmendjes gjatë 20 vjeçarit 1978 - 1998. Vetëvrasje masive, sakrifikim fëmijësh, apo ngjarje të tjera të kësaj natyre jo rrallë kanë tronditur mbarë opinionin publik.

  • E para e këtij lloji që u bë publike ishte më 18 nëntor të 1978: 914 anëtare të Tempullit të Popullit (People's Temple), nga të cilët 260 fëmijë, u vetëvranë duke pirë një helm të fuqishëm në tempullin e Jonestown në Guyana;
  • 19 shtator 1985: 60 anëtare të Datu Mangayanon u vetëflijuan në Mindanao, Filipine;
  • 1 shtator1986: 7 anëtare të Kishës së miqve dhe vërtetësisë vranë veten në Uokajama të Japonisë;
  • 28 gusht 1987: 32 anëtare të Park Soon Ja vranë veten në Seoul, Koreja Jugut;
  • 1993 : 72 anëtare të një sekti në Uako të Texasit dogjën veten pasi policia i kishte zbuluar. Megjithëse në raportin e policisë thuhej se ata e ndezën vetë zjarrin disa burime të jashtme bëjnë të ditur se forcat e rendit gjate aksionit të tyre kanë përdorur eksploziv ;
  • 4 tetor 1994 në Zvicër 53 anëtarë nga të cilët 16 fëmijë te Urdhrit të Tempullit diellor (l'Ordrë dy Tompl soler) u vranë midis tyre.
  • 1995 - udhëheqësi shpirtëror i Shëvalje dy Lotys d'or, Gilbert Bourdin, u akuzua për «ushtrim dhune dhe abuzim seksual» ndaj një anëtare të sektit.
  • 20 mars 1995 : disa anëtarë të Aum Shinrikyo kryen një atentat me gaz në një metro të Tokios duke shkaktuar 12 të vdekur dhe 5000 mijë të plagosur;
  • 23 dhjetor 1995: 16 anëtare të Urdhrit të Tempullit diellor (l'Ordrë dy Tompl soler) midis të cilëve 3 fëmije u veterane në Verkor të Francës. Edhe sot ka akoma dyshime nëse ishte vetëvrasje apo vrasje nga policia.
  • 24 mars 1997: 5 anëtare të Urdhrit të Tempullit diellor (l'Ordrë dy Tompl soler) u gjetën të vrarë në Kébek.